Në fazat e hershme të lidhjes, shumica e njerëzve mendojnë se kanë gjetur ‘të duhurin’. Por, fatkeqësisht pak më vonë të gjithë mësojnë se nuk ka qenë ‘i duhuri’. Këtë dukuri është vështirë ta vëreni, e veçanërisht kur keni qenë në lidhje për një kohë të gjatë.
Për çfarëdo arsye, më lehtë e keni të vëreni kur po i vjen fundit lidhjes së një miku, sesa lidhjes tuaj. Megjithatë, terapistët thonë se janë disa shenja të cilat duhet t’i vëreni për t’i dhënë fund një lidhjeje:
- Partneri gjithmonë të fajëson
Rrallëherë problemet e lidhjes janë faj i vetëm një personi. Sipas ekspertëve, lidhjes suaj i vjen fundi kur partneri nuk përpiqet t’i zgjidhë konfliktet dhe gjithmonë ju fajëson për problemet që shfaqen.
- Nuk duket se do të ketë përmirësim
Debatet e ndryshme janë të zakonshme në lidhjet normale, por, nëse nuk shihni dritë në fund të tunelit, atëherë ka ardhur koha të vazhdoni jetën…
- Ju pëlqejnë njerëz tjerë
Nëse do të ishit me personin e duhur, ju nuk do të fantazonit për atë djaloshin e lezetshëm që e keni parë në autobus. Prandaj, nëse vazhdimisht jeni duke i menduar mundësitë tuaja, lidhja juaj nuk është aq e fort sa mendoni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.