Këshilla & Arsye

February 23, 2019 | 10:15

Shenjat që tregojnë se është partneri i duhur për t’u martuar

Martesa është diçka serioze. Në ditët kur përqindja e divorcit është vazhdimisht në rritje, zgjedhja e partnerit jetësor është një proces mjaft i vështirë. Por, si ta dini nëse partneri që keni është i duhuri për martesë? Më poshtë i keni disa prej shenjave që e zbulojnë këtë.

Komunikimi është i shkëlqyeshëm

Komunikimi është gjëja kyçe në çdo lidhje. Pa komunikim efektiv dhe pozitiv, ju nuk mund ta ndërtoni asnjë lidhje të mirë e cila zgjatë përgjithmonë. Martesa përfshin dy njerëz të ndryshëm, që e shohin botën në mënyra të ndryshme, me mënyra të ndryshme mendimi dhe me ide të ndryshme – ndërkaq mënyra e vetme për ta bërë të funksionojë një lidhje është duke komunikuar.

Është emocionalisht dhe mendërisht i pjekur

Pjekuria emocionale është shumë e rëndësishme në martesë. Kjo do të thotë se dikush mund të jetë i sinqertë me vetveten dhe t’i shpreh hapur ndjenjat pa u frikësuar se do të perceptohet si i dobët.

E respektoni njëri-tjetrin

Dy njerëz nuk mund të jenë mirë përgjithmonë nëse nuk e respektojnë njëri-tjetrin. Kur shikoni mashkullin tuaj, ju duhet të jeni e aftë të admironi vlerat e tij, forcën, shpirtin, njësoj sikurse ai ju admiron dhe respekton juve.

Është i mirë me tjerët

Dikush që ju trajton vetëm juve mirë, por të tjerët në mënyrë të pasjellshme, thjesht nuk është për martesë. Përse? Sepse nuk është vërtetë i mirë dhe i respektueshëm, por vetëm aktron para teje.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top