Këshilla & Arsye

July 25, 2018 | 13:04

Shenjat që tregojnë se gjithë familja është në stres

Duke qenë prind, ju tashmë e dini se stresi është pjesë e jetës po aq sa betejat e gjumit dhe të ushqyerjes. Por ajo që nuk mund të kuptoni është se frustrimet tuaja mund të ndikojnë në nivelet e stresit të fëmijëve dhe pa e kuptuar, shtëpia juaj mund të kthehet në një ambient stresues, nervoz dhe të pakëndshëm.

Ndoshta nuk mund të shpëtoni plotësisht nga stresi,por ka mënyra për ta minimizuar atë. Ekspertët theksojnë 7 mënyra që tregojnë se familja juaj është tepër e stresuar, si dhe këshilla se çfarë mund të bëni në lidhje me të.

Askush nuk fle. Kur nivelet tuaja të stresit janë të larta, gjumi është një nga viktimat e para. Kjo mund të prekë edhe fëmijët tuaj. Një mënyrë për ta menaxhuar është të shtriheni një orë e gjysmë më parë se orari i zakonshëm i gjumit.

I bërtisni shumë njëri-tjetrit. Zbutja e zërit mund të ndihmojë në uljen e volumit dhe ju afron më shumë me familjarët e tjerë. Kur ndiheni nervozë ndiqni këto praktika të thjeshta si marrja frymë thellë, ulja dhe zbutja e zërit etj.

Nuk hani më darkë bashkë. Nëse ju ose partneri jeni të trishtuar, fëmija nuk do të ketë dëshirë të kalojë orë me ju. Për ta bërë përsëri darkën më të këndshme, rekomandohet që të gjithë të shkruajnë diçka pozitive për secilin anëtar të familjes dhe t’i vendosni në një shportë në mes të tryezës dhe më pas t’i lexoni së bashku.

Fëmija juaj bëhet i mbyllur. Gjatë periudhave të stresit të lartë, disa fëmijë mbyllen në vetvete. Fëmijët pak më të rritur mund të mbyllen në dhomën e tyre dhe të mos dëshirojnë të rrinë me bashkëmoshatarët. Bisedoni gjatë gjithë kohës me fëmijën tuaj, duke e mbajtur bisedën hapur. Nëse jeni e stresuar, mund të thoni me zë të lartë se do të bëni një dush, për t’i dhënë shembull fëmijës sesi të përballojë këto situata.

Jeni në luftë edhe në punë. Humbni vazhdimisht oraret? Nuk jeni shumë produktivë? Stresi mund të jetë shkaktari, pasi ju ul përqendrimin dhe aftësinë për të qenë të organizuar.

Gjithkush është në luhatje. Pa marrë parasysh moshën, stresi kronik mund të ndikojë në trupin tuaj. Fëmijët më të vegjël mund të ankohen për dhimbjet dhe ankthet e stomakut, ndërkohë që adoleshentët shpesh kanë dhimbje koke dhe të rriturit zakonisht ndiejnë siklet në qafë, shpatulla dhe shpinë. Ndërkohë, gjithkush përjeton probleme me gjumin.

Ju dhe fëmijët vraponi gjatë gjithë kohës. Nxitja nga një aktivitet pas shkollës në tjetrin mund të bëjë që familja juaj të ndihet i shqetësuar, gjë që mund të shkaktojë tensione muskulore, dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe një numër problemesh të tjera.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top