Gjetja e personit të duhur mund të jetë e vështirë. Shpeshherë është proces i gjatë e i lodhshëm që funksionon vetëm pasi të keni vuajtur paraprakisht. Kjo nënkupton se mënyra e vetme për ta kuptuar nëse është i duhuri apo jo është duke provuar. Mund të mos ju duket si opsioni më logjik, por është efikas.
Edhe javët apo muajt e parë të lidhjes mund të jenë konfuze sepse jemi të mbushur me kimikale të lumtura që truri i liron gjatë kësaj kohe – prandaj edhe fillimi i lidhjes njihet si faza e muajit të mjaltit. Çdo lidhje mund t’i përjetojë këto ndjenja, por eventualisht mund të shuhen dhe mund të shihni se nuk keni lidhje substanciale, ndaj gjërat ndryshojnë.
Nëse jeni në një lidhje dhe vëreni se ndodhin ndryshimet e mëposhtme, atëherë duhet ta pranoni se nuk është personi i duhur për ju.
- Ndjeni bezdi dhe nervozizëm ndaj tij, si dhe mërziteni lehtë
- Nuk mund të bëni ndonjë bisedë pa ia lënë fajin njëri-tjetrit
- Nuk mund të gjeni më kompromise
- Nuk ndiheni vetvetja
- Nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse ta mendoni veten me dikë tjetër
- Nuk keni më emocione.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.