Ju e dini se jeni bërë më shumë se thjesht miq, kur do të dëshironit t’u tregoni atyre çdo gjë të vogël që ndodh në jetën tuaj.
1. Ju i telefononi së pari për çdo gjë dhe pothuajse çdo gjë
Çfarëdo që të ndodhë në jetën tuaj, ata janë njerëzit e parë që telefononi dhe jeni gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe kur ndodh gjëja më e vogël në jetën tuaj, ju i telefononi dhe flisni me ta për orë të tëra.
2. E dini se ata do të jenë gjithmonë aty për t’ju vënë veshin
Sa herë që po kaloni diçka të keqe, ata janë aty për t’ju bërë të ndiheni më mirë për gjithçka.
3. Rrini gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin
Ju jeni padyshim më shumë se thjesht miq kur rrini me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe ata janë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm. Asnjë plan nuk është i plotë pa to, dhe gjithashtu nuk ju pëlqen të merrni pjesë në ndonjë ngjarje ku ata nuk do të jenë aty.
4. Ndiheni xheloz për njerëzit që përpiqen t’u afrohen dhe anasjelltas
Kur shoqja jote del me ndonjë vajzë tjetër veç teje, e ndjen atë nuancën e xhelozisë brenda teje? Në momentin që sheh femra të tjera që përpiqen të shoqërohen me të, të vjen si t’i godasësh me grusht në fytyrë dhe ta mbash për vete “mikun” tënd.
5. Ju bëni shaka rreth asaj se si mund të jeni më shumë se ‘thjesht miq’
Ndonjëherë, a shkojnë shumë larg shakatë romantike? A keni bërë ndonjëherë shaka për të qenë së bashku me të vërtetë? Nëse ‘miku’ juaj po bën shaka për të qenë në një lidhje me ju, atëherë merrni këtë si një shenjë se mes jush ka diçka më shumë sesa miqësia.
Përgatiti K.I / Burimi themindsjournal.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.