Ndjenjat e mira dhe të forta që keni kur jeni me personin e duhur, janë të njëjta me ato ndjenja që njerëzit i kanë kur përdorin drogë. Por, çfarë tjetër i ndodh trupit kur bini në dashuri?
Këto janë disa mënyra se si mund ta vërtetoni se keni rënë në dashuri, në rast se nuk jeni e sigurt:
Diçka brenda jush është duke ju thënë se duhet të jeni me këtë person
Nuk e dini se çfarë është, por nuk mund të ndaleni së menduari për atë dhe dëshironi të jeni me të gjithë kohës. Duket sikurse trupi juaj ka nevojë për të. Do vini në pyetje ndjenjën dhe të dyshoni nëse është dashuri, por, mbajeni edhe pak këtë ndjenjë dhe do ta shihni se faktikisht është dashuri.
Ndjenja e diçkaje të re…
Kur gjeni dashurinë, gjithë bota juaj ndryshon. Papritmas ndiheni e mahnitshme dhe dëshironi të bëni gjëra të cilat nuk i keni bërë më parë. Ju dëshironi ta përjetoni botën me këtë person dhe ndiheni e motivuar të gjeni dhe zbuloni gjëra të reja.
Ndiheni vetvetja
Kur dikush ju dashuron, e keni më lehtë ta doni veten.
Nuk jeni e shqetësuar
Kur dikush ju dashuron, të gjitha shqetësimet fillojnë të zhduken. Papritmas, ju keni gjetur dikë me të cilin dëshironi të pushtoni botën dhe nuk ndiheni njësoj si ta bëni atë e vetme.
Keni nevojë për të
Kur një person bie në dashuri, ai e kërkon partnerin/partneren kur nuk është aty. Kësaj i referohen njerëzit si “shpirt binjak” sepse duan të jenë gjithë kohën bashkë dhe të përjetojnë gjëra së bashku.
Ndiheni e lumtur
Dashuria na jep një arsye të jemi të lumtur. Jeta është e vështirë dhe dashuria na dhuron mbështetje, zemërgjerësi dhe një vend për shpresë. Kur jemi të rrethuar nga dashuria e dikujt, ne ndihemi të sigurta dhe mund ta lejojmë veten të shijojmë lumturinë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.