Marrëdhënie

February 19, 2019 | 11:57

Shenjat që tregojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Si ta dini nëse keni gjetur “të duhurin”? Kjo është një pyetje që të gjithë duam ta dimë, apo jo? Ndoshta nuk ka ndonjë metodë të saktë për ta kuptuar nëse keni gjetur partnerin e jetës, sidoqoftë, një gjë është e sigurt: ka disa gjëra të caktuara të cilat personi i duhur i bën, e i gabuari nuk i bën. Këto gjëra duhet t’i analizoni kur dëshironi ta kuptoni nëse jeni me shpirtin binjak apo jo.

P.sh., nëse komunikimi nuk është i mirë mes jush, atëherë kjo është një shenjë se thjesht nuk jeni për njëri-tjetrit.

Pra, nëse partneri nuk ua thotë këto gjëra, atëherë nuk është i duhuri.

“Unë ndjej….”

Çdo njëri prej jush duhet të ndjej se mund të hapeni me njëri-tjetrin dhe ta shprehni atë që keni në mendje. Do të ketë kohë kur kjo gjë më lehtë thuhet sesa bëhet dhe se më parë nuk do të flisnit për të, megjithatë gjithmonë duhet të ndiheni se e keni mundësinë të flisni hapur duke e ditur se nuk do të paragjykoheni. Njëkohësisht, nëse partneri e ka të vështirë të hapet me ju, atëherë ose ka probleme me besimin ose thjesht nuk është i gatshëm emocionalisht.

“Faleminderit”

Partneri duhet të jetë i aftë të shpreh mirënjohje ndaj gjërave që bëni për të. Pa mirënjohje, pa ndonjë ‘faleminderit’ herë pas here, nuk do të ndiheni e vlerësuar. Mungesa e mirënjohjes shpeshherë ndërlidhet edhe me narcisizmin.

“Je e mahnitshme”

A ju thotë ndonjëherë partneri se jeni e mahnitshme? A ju komplimentin pa hezitim dhe rregullisht ju tregon sa e veçantë dhe e vlefshme jeni? Çdo njeriu i nevojiten komplimentet herë pas here. Kjo jua konfirmon vlerën që keni dhe e dini se jeni në rrugën e duhur. Partneri duhet t’ju thotë se sa shumë besim ka tek ju, sa e vlefshme jeni dhe nuk duhet ta bëjë këtë për t’ju bërë të ndiheni mirë, por kjo është shenjë se thellë brenda vetes shqetësohet për ju.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top