Mirëqenie

September 12, 2017 | 11:31

Shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash

Proteina përbëhet nga zinxhirë të gjatë të aminoacideve, të cilat konsiderohen elemente thelbësore për zhvillimin, rritjen dhe mirëmbajtjen e trupit. Aminoacidet gjenden në disa burime ushqimore, veçanërisht në vezë, qumësht, peshk dhe mish. Disa ushqime bimore, arra, dhe fara janë burime të mira të proteinave, po ashtu.

Muskujt, organet dhe indet tona janë të strukturuara nga proteinat. Proteina ndihmon për të shëruar plagët, për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe për të neutralizuar bakteret.

1

Shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash:

  1. Ankth dhe humor jo të mirë.
  2. Proteina e pamjaftueshme mund të çojë në dëmtim të kockave dhe muskujve.
  3. “Mjegulla e trurit”është një term që përfshin disa simptoma: lodhje, konfuzion, mungesë fokusi, probleme përqëndrimi, probleme të memories.
  4. Nivelet më të larta të LDL (kolesterolit të keq).
  5. Problemet gastrointestinale.
  6. Dietat me proteina të ulëta mund të kontribuojnë në rezistencën ndaj insulinës, lodhjen, inflamimin dhe shtimin e peshës që pengon balancën delikate të hormoneve femërore (përfshirë atë të estrogjenit, progesteronit dhe DHEA) e nevojshme për të mbajtur një cikël të rregullt.
  7. Gjumë të keq.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top