Marrëdhënie

October 31, 2018 | 12:23

Shenjat që tregojnë se marrëdhënies tuaj po i vjen fundi…

Krizë e vogël apo fund i pashmangshëm? Nëse vëreni që diçka nuk shkon, përpiquni të kuptoni se çfarë po ndodh para se të vini duart në kokë…

Çrregullim, melankoli, vuajtje dhe vetmi edhe me të pranë: në çift diçka nuk po shkon në rrugën e duhur. Të kuptosh nëse jemi në fund të një historie dashurie apo bëhet fjalë për një re kalimtare, nuk është gjithmonë e lehtë. Le të përpiqemi të zbulojmë së bashku se cilat janë sinjalet më të rëndësishme që duhet të kuptojmë për të dekretuar pa hije dyshimi (ose pothuajse!) fundin e një marrëdhënieje.

Le të kujtojmë parimin: kur u dashuruam, ne ndjenim flutura në stomak, koha ecte me shpejtësi të dyfishtë (shumë ngadalë kur ishim larg tij dhe shumë shpejt, kur ishim së bashku), zemra rrihte si e çmendur dhe ndiheshim gjithmonë optimistë dhe euforikë. Nëse kjo nuk ndodh më, mund të jetë thjesht një periudhë e lodhjes, por nëse vazhdon me kalimin e kohës, ndoshta diçka nuk shkon.

Intimitet, lamtumirë: Zilja e parë e alarmit, të cilën duhet ta dëgjojmë gjithmonë është shëndeti i mirë i intimitetit tonë si çift. Mund të ketë një rënie të dëshirës, duke supozuar se kjo është një periudhë e kufizuar kohore dhe ka shkaqe efektive dhe reale (ndoshta një ndikim, ose një ngarkesë e stresit të tepërt në punë), por nëse bëhet mungesë totale, semafori nga i verdhë kthehet në të kuq: atëherë është koha për të ndaluar. Pastaj, nëse prania e partnerit në shtrat na jep pothuajse bezdi dhe i buzëqeshim pa turp kolegut tonë të zyrës, atëherë ia vlen të bëni një arsyetim serioz dhe të merrni parasysh përfundimet e pashmangshme.

Mungesa e entuziazmit: Çdo gjë që ai na propozon nuk na pëlqen, nuk është e mirë dhe gjithsesi – le ta pranojmë! – nuk kemi më dëshirë ta bëjmë… me të!  Nëse në fillim të historisë së dashurisë na bënte të lumtur qoftë edhe një shëtitje dorë për dore, tani edhe pushimet më të shtrenjta nuk na duken të duhurat. Kur dëshira për të ndarë çdolloj përvoje, nga shopping te një darkë romantike, është zero, është një simptomë e rëndësishme që nuk mund ta neglizhojmë.

Rrofshin zënkat: Nëse në fillim të historisë sonë, grindja (dhe pastaj bërja e paqes!) ishte rendi i ditës, ndërsa tani jemi në një fazë ku heshtja mbretëron, marrëdhënia jonë është e sëmurë rëndë dhe sa më shpejt ta shërojmë atë, aq më mirë do të jetë. Nuk ka asgjë që vret më shumë se indiferenca.

Mungesa e xhelozisë: Kur ishim në fillim të marrëdhënies sonë, nuk rrinim dot pa kontrolluar “like”-t e vëna në fotot e miqve në rrjetet sociale dhe sa herë kishte hyrë në Whatsapp, apo kur ka qenë biseda e fundit, kurse tani mund ta kemi telefonin aty pranë dhe as nuk e vëmë re fare: pra, ne jemi duke lulëzuar, por larg tij. Nëse partneri ynë më parë xhelozohej për një këmishë të hapur apo për njerëzit që kishim përballë tavolinës, tani po të dalim edhe me minifund dhe me taka 12 cm, nuk na vë re, mjerisht jemi bërë të padukshme. Skenat e xhelozisë duhet të shmangen, por edhe një indiferencë e madhe mund të jetë njësoj e dhimbshme.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com