Në fokus

February 21, 2019 | 12:02

Shenjat që tregojnë se një person është i keq

Termi “i lig” mund të interpretohet në shumë mënyra të ndryshme. Në pjesën më të madhe ne e vlerësojmë si një gjë tragjike, që mund ta shohim qartë. Megjithatë, kur flasim për të keqen e vërtetë, ajo është shumë më inteligjente dhe shpesh duket sikur nuk është fare aty.

Njerëzimi është në thelb i mirë – pa marrë parasysh se çfarë ndodh më pas, ka gjithmonë mirësi brenda. Por në të njëjtën kohë, pavarësisht se sa duam të shohim të mirën tek njerëzit, gjithmonë do të jetë dikush që do të përdorë të mirën brenda vetes, për të bërë diçka të keqe. Këta njerëz janë vërtet të ligj, dhe ata e shijojnë çdo sekondë të saj.

Më poshtë janë 12 shenja paralajmëruese që do t’ju tregojnë nëse dikush është vërtet i keq.

Mohimi i realitetit: E vërteta që ju e dini që është, nuk është diçka me të cilën një person me të vërtetë i lig do të pajtohet. Ata dinë një të vërtetë krejt tjetër dhe nuk do të pajtohen kurrë me realitetin si është me të vërtetë. Kjo nuk është diçka për debat, kjo është e vërteta e ditur, që ju mund të keni fakte të pamohueshme për të mbështetur argumentin tuaj, përkundrejt idealeve dhe interpretimeve të tyre të shtrembëruara.

Shtrembërimi i fakteve: Sekreti i zanatit të tyre është që të jenë në gjendje të shtrembërojnë çdo fakt që ndeshin. Në situatën e tyre, do të ishte çdo fakt që nuk u shërben qëllimeve të tyre, dhe realitetit manipulues që po përpiqen të krijojnë. Ata kurrë nuk e kanë problem të nxjerrin gjërat nga konteksti dhe të shkojnë pas një teorie, që edhe vetë e dinë se është çmenduri. Kjo do të thotë t’ia shtojnë teorive të tyre, të cilat janë të mbështetura në fakte edhe më të çmendura.

Mbajtja e informacionit: Sekondën që ata mendojnë se ka diçka që mund të dëmtojë identitetin e tyre, automatikisht mbajnë çdo formacion lidhur me të. Ata kurrë nuk e pranojnë një gënjeshtër, duke pretenduar se kurrë nuk kanë thënë asgjë që mund ta vërtetojë. Kanë gënjyer apo jo, ata e mbajnë informacionin sekret dhe e përdorin injorancën e tyre në avantazhin e tyre në këtë situatë. Nëse e zbuloni informacionin që ata po përpiqen të mbajnë, do të përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën, por do të përpiqen dhe do t’ju bëjnë të ndiheni fajtor në ndërkohë.

Keqinformimi: Nëse gjejnë ndonjë informacion që mendojnë se mund ta përdorin, ata do të përdorin një pjesë të kësaj të vërtete, në mënyrë mashtruese, për t’ju bërë të ndiheni të frikësuar, të pambrojtur, të sulmuar ose të paaftë. Nëse e vërteta që ata po përpiqen të tjerrin është reale apo jo, në fund ju do të filloni ta besoni, vetëm me mënyrën se si e prezantojnë. Duke përdorur fjalë të thjeshta, ata mund të krijojnë armiq në kokën tuaj. Ata gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur gjithçka që keni bërë deri në këtë pikë është e gabuar. Fjalët janë arma e tyre e fshehtë dhe ata dinë t’i përdorin me mençuri.

Gënjeshtarë konstantë: Ata gënjejnë dhe e kanë këtë si mënyrë për të ndërtuar atë që janë. Ata nuk mund të tregojnë një histori, pa shtuar diçka të “shijshme”. Arsyeja për të cilën vazhdimisht gënjejnë, është se kënaqen duke mashtruar të tjerët rreth tyre. Momentin që i kapni në gënjeshtër, ata thjesht e mbulojnë me një duzinë gënjeshtrash. Ose ata mund të pranojnë se po gënjejnë dhe t’ju shpjegojnë përse kanë gënjyer, madje mund të përfundoni duke u ndjerë keq për ta në fund.

Nuk ndjejnë keqardhje: Ata nuk kanë ndjenjë pendimi për këdo që kanë shkatërruar, po shkatërrojnë ose planifikojnë të shkatërrojnë. Njerëzit janë vetëm kalimtarë në lojën e tyre të shahut, dhe ushqehen me njerëz të mirë, sepse shohin dobësi që mund t’i ekspozojnë me lehtësi.

Shmangia e përgjegjësive: Njerëzit e këqij nuk marrin asnjë përgjegjësi për njerëzit që kanë dëmtuar. Në sekondën që ata fillojnë të ndiejnë faj, ata e përcjellin para se ai të gjejë rrugën drejt tyre. Shanset janë që kur e përcjellin fajin, ai do të bjerë mbi dikë tek i cili kanë nuhatur dobësi. Në fund, ai person do të përfundojë duke kërkuar falje për gabimin e personit të lig.

Manipulues: Ata janë kampionë të manipulimit. Të ligjtë planifikojnë 10 hapa përpara dhe gjithmonë e njohin qëllimin e drejtpërdrejtë të asaj që po bëjnë. Ata e dinë saktësisht se si t’ju bëjnë të ndiheni të paaftë, dhe  dinë të marrin të gjitha meritat për këtë.

Gjoja miq: Nëse ju vijnë në ndihmë, nuk e bëjnë sepse duan t’ju ndihmojnë, por sepse i shërben qëllimit të tyre. Mund të vini re se i keni aty në kohë të mira, por nuk duken gjëkundi kur gjërat vështirësohen. Mos prisni mbështetje nga këta njerëz. Nëse ju japin mbështetje, shanset janë që po luajnë me ju në një mënyrë apo një tjetër.

Ju vjedhin kohën: Mund të mos e vini re menjëherë, por filloni të kini vëmendje për bisedat atëherë kur keni një limit kohor. Për shembull, kur ju duhet të shkoni në një darkë familjare, dhe ata nuk kanë asnjë plan, do të përpiqen vazhdimisht që t’ju shpërqendrojnë dhe ju ta humbisni fare idenë e kohës. Ata nuhasin se jeni më mirë se ta, për shkak të detyrimeve tuaja, dhe përpiqen t’ju prishin punë.

Jetë e dyfishtë: Ata nuk e zbulojnë kurrë se po bëjnë një jetë të dyfishtë. Për shkak se e gjithë jeta e tyre është e mbushur me gënjeshtra, ata e pikturojnë ndryshe veten e tyre, për njerëz të ndryshëm. Nëse fillojnë të humbasin kontrollin, ata tregojnë kthetrat. Prandaj përpiqen vazhdimisht të gënjejnë dhe të krijojnë një imazh që ngjit.

Shumë kontrollues: Me gjithë gënjeshtrat që tonë, gjithmonë u duhet të kenë kontrollin e situatës. Momentin që ndjejnë se dikush po përpiqet të fitojë besimin e tyre dhe të jetë mik i vërtetë, ata bëhen posesivë dhe kontrollues.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top