Nëse e gjeni veten tek katër prej këtyre pikave, duhet të reflektoni mirë mbi marrëdhënien tuaj dhe mbi lumturinë tuaj në çift.
7 shenjat që tregojnë se partneri juaj nuk është shpirti binjak:
Nuk ka kimi
E vërteta është që askush nuk mund të jetë perfekt për ju dhe të ketë gjithçka që dëshironi, por të paktën puthjet, ledhatimet, shkëndijat kur jeni së bashku duhet të vijnë natyrshëm.
Biseda nuk vjen natyrshëm
Në planin afatgjatë, ju do të dëshironi të jeni në gjendje të bisedoni me partnerin tuaj, jo vetëm të keni intimitet. Nëse jeni me dikë që nuk flisni dot për gjërat që mendoni e dëshironi, do të ndiheni vetëm herët a vonë.
Nuk dëshironi të përpiqeni
Pavarësisht sesa e përsosur duket marrëdhënia juaj, do të ketë një moment kur duhet të përpiqeni që diçka të funksionojë më mirë. Nëse nuk doni as të përpiqeni, kjo tregon se nuk është personi i duhur në krah.
Ndiheni nervoze
Në ditët e para të një marrëdhënieje, është normale të ndiheni pak nervoze. Por nëse kjo pasiguri zgjat, pyesni veten nëse duhet të qëndroni me këtë person apo jo.
Ju nuk e pëlqeni veten
Partneri duhet t’ju frymëzojë të ndiheni më mirë, jo të mos e pëlqeni veten tuaj e të mos ndiheni rehat me atë që jeni.
Keni dyshime bezdisëse
Mund të ndodhë që gjithçka shkon mirë, por ka një zë të brendshëm që ju sjell dyshime. Kushtojini vëmendje këtij zëri.
Nuk mund ta shihni të ardhmen me të
Shpirti binjak supozohet se është përgjithmonë. Nëse e keni të vështirë ta mendoni gjithë jetën tuaj me këtë partner, ndoshta nuk është shpirti juaj binjak.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.