Marrëdhënie

October 29, 2018 | 15:09

Shenjat që tregojnë se partneri nuk ju do, edhe pse vazhdon të qëndrojë me ju…

Në një marrëdhënie është e vështirë të përcaktosh, nëse partneri vërtet ju do, apo jo. Këtu përfshihen disa arsye, edhe fakti se ka frikë të gjejë dikë më të mirë. Ekspertët nuk i gjykojnë këta persona, të cilët qëndrojnë me dikë, edhe pse janë të mërzitur nga kjo gjë.

Ata kanë renditur disa shenja që e tregojnë qartë, se partneri nuk të dashuron, por të qëndron pranë se nuk mund të gjejë dikë më të mirë se ju:

  1. Ju jeni garanci për të, më shumë nga sa e tregon

Për të, ju nuk jeni plani dytësorë. Ky partner nuk përqendrohet te gjërat e tjera, por ju përfshin edhe ju në to. Edhe nëse ju dështoni, sërish ky person do të rri me ju, pasi jeni siguria e vetme që ka në jetë.

  1. Nuk e ka problem t’ju dërgojë i pari mesazh

Në fakt, ju nuk keni nevojë për dikë që është i fiksuar pas jush. Ky partner e bën këtë gjë, sepse nuk e vret mendjen se çfarë mendoni ju për të. Pra, nuk ju do dhe mendimet tuaja për të janë pa rëndësi.

  1. Ju fton për të dalë në minutën e fundit

Nëse ju fton në çastin e fundit, kjo tregon se nuk ju do, pasi keni qenë mendimi i fundit për të. Ky person, ndoshta i ka ftuar të gjithë dhe në fund ju fton edhe juve. Ju nuk jeni të veçantë!

  1. Qëndron me celular në shumicën e kohës, kur është me ju

Kjo gjë ndodh, sepse në të vërtet, ai nuk ka asnjë interes për atë çfarë thoni ju.

  1. Kur dilni, ai flirton

Të dy nuk keni asgjë të përbashkët dhe si rezultat nuk ka asnjë lloj tërheqjeje mes jush. Mund të ndodhë, që ta shihni duke flirtuar me  të tjerë. Kujdes, nuk ju do!

  1. Nuk tenton t’ju prezantojë me miqtë e tij

Nëse kjo gjë është e vërtet, duhet ta rimendoni dashurinë që ka ndaj jush. Fakti që nuk dëshiron t’ju prezantojë me miqtë, tregon se nuk ndihet krenar për ju dhe nuk ju do ashtu si mendoni.

  1. Nuk dëshiron të takojë miqtë tuaj

E njëjta gjë, si me miqtë e tij. Nëse e shikoni që nuk ka interes të njohë miqtë tuaj, nuk ju do. Ai nuk vlerëson miqësinë tuaj dhe si pasojë nuk do t’ia dijë as për ju.

  1. Nuk i diskuton keqkuptimet

Nëse nuk ju do, pse duhet të mundohet të diskutojë me ju? Ky person, sillet si engjëll dhe aprovon çdo gjë që shprehni ju.

  1. Mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa komunikuar me ju

Papritur ky person, humbet dhe ju nuk e keni idenë nëse është gjallë, apo jo. Nëse nuk do ishin rrjetet sociale, ju nuk do merrnit asnjë informacion.

  1. Ju pyet si jeni dhe më pas harron t’ju përgjigjet

Mesazhin jua ka nisur, sepse nuk ka pasur diçka për të bërë. Më pas, harron t’ju kthejë përgjigje dhe kjo sjellje do ju duket paksa e çuditshme. Në fakt, nuk ju do!

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top