Një pjesë e mirë e grave i lidhin periodat me fjalët ‘dhimbje koke’, ‘dhimbje barku’, ‘gjakderdhje’. Megjithatë duket se ato që ju i mendoni si gjëra krejt normale gjatë periodave, janë në fakt një mënyrë përmes të cilit trupi juaj kërkon t’ju tërheq vëmëndjen për diçka edhe më të rrezikshme. E vërteta është se ajo periodat tipike të një gruaje, nuk do të thonë se janë universale.
Perioda të çrregullta
Idealja do të ishte që periodat tuaja të vinin çdo 28 ditë, me 2 ose 3 ditë diferencë. Një cikël menstrual që ndodh çdo 21-45 ditë konsiderohet si krejtësisht normal. Problemet vijnë kur periodat vijnë shumë shpesh- çdo 20 ditë ose më rrallë, ose shumë vonë (më shumë se një muaj e gjysmë distancë). Stresi, dietat e forta, ushtrimet rigoroze mund të shkaktojnë që periodat të vijnë më rrallë. Nëse këto gjëra shkaktojnë perioda të parregullta, ato mund të mos sjellin rrezik për jetën, por gjithsesi është mirë të këshilloheni me mjekun tuaj. Një shkak tjetër për periodat e parregullta mund të jenë problemet me tiroidet. Në bazë të llojit të këtyre problemeve periodat mund të jenë më të rralla ose më të shpeshta.
Dhimbje të forta barku
Dhimbjet e barkut të forta janë dhimbja më e keqe që mund të ndjeni çdo muaj. Dy gjërat që ndikojnë në dhimbjet e barkut janë: niveli i lartë i prodhimit të një materiali të hormoneve që quhet prostaglandis, i cili prodhohet në uterus, ose një rritje e ndjeshmërisë ndaj tyre.
Më shumë gjakderdhje.
Si gjakderdhje normale përcaktohet nga gjinekologët ajo që zgjat 2 deri në 7-të ditë. Nëse periodat tuaja nuk janë kështu, por me më shumë gjakderdhje, është më mirë të këshilloheni me një mjek. Arsyet mund të jenë problemet me toriodet ose probleme të vazhdueshme në mitrën tuaj si fibroidet, polipet ose endometriozat. Gjakderdhja është diçka që ndryshon nga një person në tjetër, por sidoqoftë një ndryshimi të tillë duhet t’i gjendet shkaku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.