Këshilla & Arsye

June 1, 2018 | 9:02

Shenjat që tregojnë se shoqja juaj po ju ngacmon burrin…

Nëse burri  juaj është vazhdimisht në mendjen e shoqes suaj, ju duhet të hapni sytë mirë.

Edhe pse ndoshta nuk ju shkon fare në mendje, janë disa shenja që e tregojnë këtë gjë. Duhet të qëndroni me këmbë në tokë. 

  1. Ajo di gjëra, që as ju nuk i dini për burrin tuaj

Nëse ajo di detaje për burrin tuaj, që as ju nuk jeni në dijeni, duhet të dyshoni, sepse kjo gjë nuk është normale. Çfarë është ky interes?!

  1. Njerëzit e tjerë e kanë vënë re

Thuhet se ku ka zë, nuk është pa gjë. Kjo nuk do të thotë se është e sigurt, por duhet të hiqni dyshimet tuaja. Mos i neglizhoni zërat që ju vijnë nga të tjerët.

  1. Brenda çdo bisede kanë shaka

E mbani mend që kur keni filluar të bëni shaka me partnerin tuaj, lidhja u forcua? Por, nëse shoqja juaj bën të njëjtën gjë me burrin tuaj?!

Ju duhet të pyesni veten: “Ku e gjetën kohën për të pasur këtë lloj lidhjeje?” Duhet të filloni të dyshoni.

  1. Ajo ju thotë shpesh ta ftoni edhe burrin kur dilni

Nëse ajo, insiston që ta ftoni edhe burrin kur dilni së bashku, kjo tregon se diçka nuk shkon. Duket qartë, se ka interes ndaj tij. Kujdes!

  1. Sa herë që takoheni të tre, ajo rregullohet më shumë se zakonisht

Një person rregullohet më shumë se zakonisht, vetëm kur do takojë dikë që pëlqen. Nëse e vini re këtë gjë, ajo po rregullohet pikërisht për burrin tuaj!

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top