Mirëqenie

June 1, 2018 | 9:17

Ushqimet që duhet të konsumoni për të qenë gjithmonë të bukur

Forma e mirë fizike, por edhe shkëlqimi i lëkurës dhe shëndeti i flokëve fitohen nga tryeza. Shëndeti dhe bukuria fitohen edhe me një ushqim të shëndetshëm. Disa ushqime, falë vlerave ushqyese të shumta, mund të bëhen aleatët më të mirë të një forme të mirë fizike dhe të një pamjeje të freskët dhe të ndritshme.

Ushqimet e pasura me këto veti janë kaq të shumta, ne zgjodhëm dhjetë prej tyre, që kurrë nuk duhet të mungojnë në tryezën tonë.

UJI – Është kaq i thjeshtë, saqë nuk merr gjithmonë konsideratën e duhur. Por është një element i domosdoshëm, që duhet të zgjidhet me kujdes dhe të konsumohet me bollëk, vetëm nëse rekomandohet ndryshe nga mjeku, por dy litra në ditë mbeten gjithmonë një pikë referimi e vlefshme. Përveçse hidraton indet dhe mban lëkurën të butë dhe elastike, uji është aleati i parë që eliminon lëngun që qëndron midis një qelize dhe një tjetre dhe gjithashtu lufton celulitin.

PESHQIT BLU – Aliçe, sardele, harengë, skumbri shpesh konsiderohen peshq të varfër, por janë të pasura me vlera ushqyese të shumta dhe duhet të konsumohen së paku dy ose tri herë në javë. Peshqit blu përmbajnë shumë proteina dhe yndyrna “të mira”, Omega 3 dhe Omega 6, kështu që janë shumë të dobishëm në luftimin e plakjes së indeve dhe shëndetit të muskujve.

VEZA – E verdha e vezës, ose pjesa e kuqe, është një koncentrat i vërtetë i vitaminës B6, por gjithashtu jep një nxitje të mirë për A dhe D, si dhe për proteinat dhe yndyrnat. Shtimi i një veze në sallatë ose përgatitja e një omëlete të mirë kontribuon në bukurinë e duarve, pasi substancat e vezës ndihmojnë në forcimin e thonjve.

ORIZI KOKËRR I PLOTË – Karbohidratet janë një burim i madh energjie që fiziku ynë ka nevojë për të përballuar aktivitetet e përditshme. Ata kanë shumë kalori, kështu që ju nuk duhet të kaloni konsumin e tyre, por nuk është e drejtë t’i eliminoni krejtësisht. Orizi kokërr mund të jetë një zgjedhje e mirë: të jep energji, ka shumë proteina, pak lipide dhe pa kolesterol. Është shumë i pasur me fibra dhe ka një indeks glicemik më të ulët se orizi i bardhë.

AVOKADO – Falë përmbajtjes së acideve yndyrore të pangopura dhe vitaminës E, është një mik i madh i elasticitetit të lëkurës dhe i një pamjeje të re dhe të shëndetshme. Idealja është të konsumohet një herë ose dy herë në javë, por nuk duhet tejkaluar sepse është shumë kalorike. Mund të shtohet në sallatë, ose të konsumohet vetëm, si pjatë e dytë.

ARRAT – Ata janë një minierë e vërtetë e acideve yndyrore, që përmirësojnë elasticitetin e indeve dhe kështu që dhurojnë një lëkurë të butë dhe të ndritshme. Janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe omega 3, por kini kujdes që t’i konsumoni në sasi të vogla sepse 100 gramë arra përmbajnë mbi 500 kalori. Mjaftojnë vetëm katër arra në ditë, i hani ato, ose i shtoni në sallatë apo në kos.

SHEQERNAT – Ato nuk duhet të demonizohen, sepse i japin fizikut tonë energjinë e domosdoshme për të vepruar. E rëndësishme është që të konsumohen sasi të vogla. Ata që i tejkalojnë, në fakt, metabolizohen dhe transformohen në yndyrë. Nëse duam të zbusim një pije, mund të provojmë të shtojmë stevia, është një ëmbëlsues natyror dhe më pak kalorik.

BORONICA – Rrushi i zi dhe bimët e tjera të errëta me ngjyrë të purpurt përmbajnë anthocyanins, polifenol i dobishëm për veprimin e tij antioksidues. Boronicat ndihmojnë në tonizimin e enëve të gjakut, sjellin oksigjen në inde dhe përmirësojnë mikrocirkulimin.

DOMATET – Edhe pse janë perime verore, gjenden gjatë gjithë vitit dhe gjithashtu mund të konsumohen në formë të koncentruar dhe salcë. Ato janë shumë të pasura me lycopene, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikaleve të lira dhe kështu edhe nga plakja. Ato përmbajnë pak kalori, kështu që një sallatë e mirë domatesh është një aleat i vlefshëm për ata që duan të humbasin peshë.

ÇAJI JESHIL – Është një pije e shijshme dhe me shumë vlera ushqyese. Ajo ka veti antioksiduese dhe pastruese, gjithashtu është i lidhur me bukurinë e flokëve, sepse i forcon dhe pengon rënien e tyre. Për të parë rezultatet duhet të konsumoni të paktën dy gota në ditë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top