Lifestyle

September 16, 2016 | 8:36

Shenjtërimi i Nënë Terezës risjell në Tiranë artistin italian Albano Carrisi

Shenjtërimi i Nënë Terezës risjell në Pallatin e Kongreseve pas shumë vitesh artistin italian Albano Carrisi.  Koncerti për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë sonë kombëtare, do të mbahet ditën e shtunë, datë 17 shtator 2016, ora 18:30 në Pallatin e Kongreseve.

Artisti Albano Carrisi ka mbërritur sot në kryeqytet dhe do të pritet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Hyrja në koncert do të jetë e lirë për të gjithë admiruesit e këngëtarit dhe qytetarë, pasi mbi të gjitha ky koncert bëhet për të nderuar NËNËN e madhe që na përfaqësoi me dinjitet dhe urtësi në të gjithë botën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top