FB

March 25, 2026 | 11:30

Shërimi fillon me të vërtetën

 

Shpesh thuhet se duhet t’i falësh prindërit për të ecur përpara, si një shenjë pjekurie shpirtërore. Por jo rrallë kjo kërkesë fsheh një tjetër: të heshtësh dhimbjen tënde dhe të minimizosh përvojën që ke jetuar.

alda-bircaj-okokok

Për dikë që është lënduar thellë në familje, falja e imponuar mund të duket si një tradhti ndaj fëmijës që dikur ishte, atij fëmije që kishte frikë, që ndihej i vetmuar dhe që nuk u mbrojt siç e meritonte.

Shërimi i vërtetë nuk fillon me mohimin, por me njohjen e së vërtetës: se diçka të ka lënduar dhe se meritoje më shumë dashuri.

Falja e vërtetë, nëse vjen, nuk lind nga presioni apo faji. Ajo është një proces i brendshëm që mund të ndodhë vetëm pasi të jetë pranuar dhimbja.

Sepse për të ecur përpara nuk ke pse të braktisësh fëmijën që dikur ishe, përkundrazi, duhet ta nderosh atë dhe të qëndrosh pranë së vërtetës tënde.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top