Me siguri keni dëgjuar se si njerëzit po preken gjithnjë e më shumë nga një sërë sëmundjesh dhe problemesh të pakëndshme, si infarkti i zemrës, ankthi, kanceri, depresioni, diabeti, problemet me gjumin, mbipesha ekstreme etj. Por ndoshta nuk keni dëgjuar se jo shumë kohë më parë u zbulua një ilaç i vërtetë mrekullie kundër të gjitha këtyre! Kërkimet kanë treguar këto efekte të jashtëzakonshme!

Aurora Pirraku, kriminologe, psikoterapeute
Ankthi – zvogëlim me 48%.
Depresioni – 47% janë liruar nga depresioni.
Lodhja – efekt shumë i madh – ilaçi sot është zgjedhja e parë.
Sëmundja e Alzheimerit dhe demenca – zhvillim 50% më i ngadalshëm i sëmundjeve të demencës.
Cilësia e jetës, është vërtetuar rritje e madhe e cilësisë së jetës në një sërë studimesh.
Disa rezultate plus
47% më pak dhimbje dhe paaftësi te artroza e gjurit.
41% më pak rrezik për gratë në menopauzë që të pësojnë frakturë të ijeve.
58% më pak rrezik për personat në grupet e rrezikut që të zhvillojnë diabetin tip 2.
Sa dozë ilaçi nevojitet?
Ilaçi mund të merret si me recetë ashtu edhe pa recetë. Për më tepër, është krejtësisht falas!
Ndryshe nga ilaçet e zakonshme, dozimi është i lidhur me kohën, dhe duhet të merret për rreth 2,5 orë të shpërndara gjatë ditëve të javës.
Ndoshta tashmë e keni kuptuar se bëhet fjalë për aktivitet fizik?! Në një sërë studimesh shkencore është parë se pikërisht aktiviteti fizik ka efekte të jashtëzakonshme mbi mirëqenien tonë, shëndetin tonë dhe madje edhe mbi inteligjencën tonë!
Prandaj, nëse ende nuk i jepni vetes ndonjë lloj ushtrimi rregullisht, ndoshta ia vlen të mendoni nëse kjo mund të jetë diçka për ju.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.