Studim

May 8, 2018 | 14:59

Shëtitjet e gjata, ndikojnë në jetëgjatësinë e të moshuarve

Dihet që ecja zgjat jetën, por në rastin e njerëzve që janë më shumë se 80 vjeç, ky avantazh është vendimtar. Sipas studiuesve të Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Roma, shëtitja çdo ditë për rreth një orë ndihmon për të ulur rrezikun e vdekshmërisë me 30%.

Këto rezultate vijnë nga një studim i bërë me 364 persona mbi 80 vjeç, të cilët jetojnë në malësi në zonën e Abruzzo-s. Por kjo nuk mjafton: ecja në mënyrë të shpejtë minimizon edhe shqetësimet si përkeqësimi konjitiv, artriti, tensioni i lartë dhe sëmundje të tjerë kardiovaskulare.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top