FB

May 13, 2021 | 8:15

Shfaq përpjekjet e mia për të dobishmen në fushën morale…

 

 

Përpjekjet e mija intelektuale fokusohen vetëm te dashuria për njerëzit, ndaj dhe i jam përkushtuar filozofisë morale (Etikës) si bashkudhëtarja më e ngushtë dhe më transparentja e jetës dhe veprimtarisë së njeriut, si dhe psikologjisë, për të kuptuar dhe kontrolluar sjelljet.

Të gjitha përpjekjet e dukshme te njeriu, nuk janë gjë tjetër veçse pikla të vogla nga ai Oqean i Madh i Dashurisë Njerëzore. Mos u verboni nga këto pikla! Shihni brenda Oqeanit dhe zhytuni në të për të prekur dhe shijuar dashurinë njerëzore.

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S. LARTI

 

Unë jam mësimdhënës dhe si i tillë, në çdo orë mësimore e në të gjithë procesin mësimor, mbështetem mbi vlera, të cilat i quaj Vlera Etike nga më njerëzoret. Në këtë aspekt, unë bëj përpjekje, që të jem sa më: i vërtetë, i drejtë, paqësor, i dashur, me takt, human, tolerant, dashamirës dhe asnjëherë i dhunshëm (nuk bëhet fjalë as për atë fizik dhe në mënyrë kategorike për atë psikologjik).

Me anën e këtyre Vlerave kam synuar dhe synoj: Të formoj te çdo nxënës, kursant student e çdo pjesëmarrës tjetër nëpër auditorë, e deri tek takimet bisedat e lira, dije sa më të qëndrueshme teorike dhe shprehi praktike të vetëdijshme. Për të ndjerë e kuptuar ato, përgjegjësitë vetjake (personale) dhe ato shoqërore që t’ju qëndrojnë besnik parimeve të ndershmërisë dhe drejtësisë, si dhe angazhimit dinjitoz në aspektin e korrektësisë dhe personalitetit të tyre në marrëdhëniet me vetveten dhe të tjerët.

Çdo nxënësi, kursanti, studenti e çdo njeriu tjetër në nevojë, i ofroj ndihmesën time sa më humane, duke pasur parasysh tolerancën e kulturuar dhe kompromisin në interes të të mirës.

1

Vetëdija ime vjen:

Nga vërtetësia

Dijet që unë i pasuroj çdo ditë

Pafundësia e përpjekjeve, për të qenë bashkudhëtar i së drejtës

Përmbushjen e detyrës ndaj vetvetes, familjes dhe kombit tim e arrij duke e:

Filluar ditën me dashuri.

Mbushur ditën me dashuri dhe vërtetësi.

Mbyllur ditën me dashuri dhe drejtësi.

Respektimin e së vërtetës, ndershmërisë, paqes e jo dhunës, mundohem që t’i realizoj nëpërmjet: Vlerave të vërteta njerëzore, të cilat i vë në jetë (aplikoj), nëpërmjet komunikimit human, me këndvështrimin, gjithnjë në interes të të mirës së përgjithshme.

Dashuria është forca më e madhe te qenia ime, e cila ndërlidh dhe bashkon të gjitha praktikat shpirtërore si: besimin, pastërtinë si dhe mendimin për të sotmen dhe të ardhmen. Sigurisht, duke i dhënë shanse vetes por dhe të gjithë atyre që kanë dhe shfaqin interes emancipues, ku unë i mbroj me një filozofi të besueshme, të vetëdijshme dhe sa më shkencore.

Misioni im ka në thelbin e vet: Dëshirën, pasionin, vendosmërinë, për të arritur dhe përsosur:

Frymën demokratike

Vëllazërimin njerëzor

Unitetin e mendimit dhe veprimit të gjithë krijesave njerëzore, për të respektuar e ndihmuar njeri-tjetrin.

Si te çdo njeri dhe te mua, dy prej organeve janë më të rëndësishmet: Koka dhe Zemra.

Koka, tek trupi im (arkitektura trunore), gjithnjë është e zënë me kërkimet e objekteve të jashtme, të cilat iu përkasin botës materiale, sepse çdo mendim e ka origjinën nga kontakti me gjërat e jashtme.

Ndërsa nga zemra, (organi kryesor infrastrukturës shpirtërore),  burojnë cilësi fisnike si:

E vërteta dhe dashuria,

Butësia dhe durimi,

Dhembshuria dhe pastërtia e tej.

 

SEKRETI:Unë kujdesem gjithnjë për arkitekturën time trunore, që të jem në çdo moment sa më i kthjellët dhe pastaj, mendimin e kaloj nëpërmjet shpirtit dhe zemrës, në këtë mënyrë testoj veten dhe të tjerët. Kështu unë, gjej shumë shpejt vetveten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top