FB

June 1, 2024 | 7:21

Shijo me Birra Korça udhëtimin e verës

Birra Korça është birra e parë dhe e vetme 100% shqiptare! Një histori tradite dhe suksesi, frymëzuar nga burimet cilësore ujore të Malit të Moravës. Birra Korça është e vetmja birrë origjinale që i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur shijen, duke përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar deri në Amerikën e largët.

birra-korca-padeli-1

Freskohu në temperaturat e larta me shijen e papërsëritshme të birrës unike shqiptare, birra Korça. Birra Korça, pararojë e ndryshimeve të kohës, ka njohur treg të gjerë të përhapjes së produktit. Investimet dashamirëse çdo vit nga ana e sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu, kanë treguar rëndësinë e ruajtjes së kësaj fabrike me emër si për nga vlerat ashtu dhe për nga pikëpamja identitare e kulturore, një vepër e çmuar për trashëgiminë vendase. Përkushtimi dhe serioziteti për ta mbajtur lart emrin e birrës së parë shqiptare, Birrës Korça, ka bërë që nga investitori të shihet gjithmonë me prioritet e largpamësi.

korca2Falë investimeve të kompanisë “Hysenbelliu Group”, e ofruar në shërbimet Bionde, Brune, 01 dhe Premium, Birra Korça mbetet unikja dhe më e kërkuara. Jo vetëm klientët vendas, por edhe turistë të shumtë, sidomos austriakë dhe gjermanë që zgjedhin trojet shqiptare për të vizituar, kërkojnë birrën tradicionale Korça. Këmbëngulës në preferencat e tyre, shumica shkojnë të shohin nga afër ambientet e fabrikës gati njëshekullore, duke lënë pas përshtypjet e shkëlqyera për produktin në fjalë.

 

Birra Korça, pjesë e grupit prestigjioz “HYSENBELLIU Group”

“HYSENBELLIU Group”, i krijuar më 1994, është një ndër grupet investues më të mëdha në Shqipëri dhe në rajon. Portofoli i investimeve të Grupit përfshin një varg biznesesh të ndryshme në fushën e mediave elektronike dhe të shkruara, në fushën e edukimit, në sektorin e prodhimit dhe të tregtimit të pijeve, në sektorin e ndërtimit, në sektorin hoteleri-restorante etj. Sot, pjesë e “HYSENBELLIU Group” janë emra të njohur të bizneseve shqiptare në tregun vendas dhe më gjerë, si: Birra “Korça”, Uji “Fab”, Universiteti “Luarasi”, Gazeta Panorama, Gazeta Panorama Sport, Gazeta Shqiptare, Revista Psikologjia, TV News24, BalkanWeb, Radio Rash, Erjoni Ndërtim, Egnatia Ndërtim, Hotel Prestige, Restorant Prestige dhe Prestige Resort (ish-Mak Albania, në Golem) etj.

korca1 korca birra-korca-padeli-6 birra-korca-padeli-5

 

www.birrakorca.com.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top