Shikimi i tepërt i televizorit mund të dëmtojë shëndetin. Ky konfirmim i radhës vjen nga studiuesit e “Harvard school of Public Health” në Boston.

Sipas studimit të botuar në “Journal of the American Medical Association”, duket se të kaloni mesatarisht dy orë në ditë para televizorit rrit rrezikun e sëmundjeve që lidhen me diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiake dhe vdekshmkërinë e parakohshme në përqindje respektivisht 20, 15 e 13%. Duke konsideruar një kampion prej 100 mijë personash, studimi ka arritur në përfundimin se qëndrimi mesatarisht dy orë në ditë para ekranit provokon 104 vdekje, 38 infarkte dhe 176 raste të diabetit të tipit 2.
Studiuesit kanë analizuar edhe qëndrimin me orë të tëra në internet, para kompjuterit, pasi favorizojnë shumë jetën sedentare, duke provokuar kështu të njëjtat pasoja për shëndetin.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

