Kohët e fundit arresti kardiak, po bëhet gjithmonë e më shqetësues, pasi për faktorë dhe arsye të ndryshme numri i rasteve ka shënuar gjithnjë e më shumë rritje.
Këta janë faktorët që ndikojnë direkt në sulmin e zemrës:
Mungesa e gjumit
Nëse nuk flini mjaftueshëm, përveçse do të ndiheni të lodhur do të keni dhe një rrezikshmëri të lartë për sulm në zemër. Në një studim, studiuesit zbuluan se njerëzit që zakonisht flinin më pak se 6 orë në natë kishin dy herë më shumë gjasa të pësonin një atak në zemër se ata që flinin 6-8. Mjekët nuk janë plotësisht të sigurt për këtë përfundim, por ata thonë se mungesa e gjumit rrit presionin e gjakut, gjë e cila nuk është e mirë për zemrën.
Dhimbje koke(Migrena)
Njerëzit që vuajnë nga kjo gjë kanë më shumë gjasa që më vonë të pësojnë një atak kardiak, krahasuar me ata që nuk vuajnë.
Moti i ftohte
Është një tronditje për sistemin. Kontakti me motin e ftohtë gjatë muajve të dimrit bën që arteriet tuaj të ngushtohen duke e vështirësuar furnizimin e zemrës me gjak. Për më tepër që zemra duhet të punojë më shumë për të mbajtur trupin ngrohtë.
Ajri i ndotur
Sulmet e zemrës janë më të shpeshta kur nivelet e ndotjes së ajrit janë të larta. Njerëzit që thithin ajër të ndotur kanë më shumë gjasa që të kenë arteriet e bllokuara dhe të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Një vakt i rënduar
Kur hani sasi të mëdha të ushqimit në një vakt, kjo gjë rrit nivelin e hormoneve steroide norepinephrine në trupin tuaj. Kjo gjë rrit presionin e gjakut në zemër dhe tek shumë njerëz shkakton atak kardiak.
Emocionet e forta (pozitive/negative)
Zemërimi, dhimbja dhe stresi janë të njohura si shkak i problemeve të zemrës, por ngjarjet e gëzueshme nganjëherë mund të çojnë në një sulm në zemër.
Te ushtruarit
Mbajtja e trupit në formë do të mbrojë zemrën tuaj për një kohë të gjatë, por ushtrimi i tepërt mund të jetë e rrezikshme. Rreth 6% e sulmeve të zemrës nxiten nga sforcimet fizike. Dhe ndërkohë që ndoshta keni dëgjuar se stërvitja është një mënyrë e mirë për të lehtësuar stresin, është veçanërisht e rëndësishme të mos e teproni kur jeni të zemëruar ose të mërzitur.
Ftohja ose gripi
Kur sistemi imunitar lufton një sëmundje, ajo mund të shkaktojë inflamacion që mund të dëmtojë zemrën dhe arteriet. Në një studim, njerëzit me infeksione të frymëmarrjes kishin dy herë më shumë gjasa për të pësuar atak në zemër. Gjithashtu rreziku për sulm në zemër është më i lartë kur jeni me grip.
Astma
Shanset për të patur një sulm në zemër shkojnë në rreth 70% nëse vuani nga astma. Edhe nëse përdorni një pompë për ta mbajtur nën kontroll, rreziku juaj është ende më i lartë se normalja. Për shkak të astmës, ju gjithashtu mund të tentoni të injoroni ngushtësinë e gjoksit, gjë e cila mund të jetë një shenjë e sulmit në zemër.
Dalja nga shtrati në mëngjes
Zakonisht sulmet në zemër ndodhin në mëngjes. Truri juaj e mbyt trupin me hormone për t’ju ndihmuar të zgjoheni dhe kjo e vë theksin në zemrën tuaj. Ju gjithashtu mund të dehidratoheni pas një gjumi të gjatë, gjë që mund ta bëjë edhe më të vështirë punën tuaj.
Fatkeqësitë natyrore ose të qëllimshme
Studimet kanë treguar se normat e sulmit në zemër rriten pas katastrofave të mëdha si tërmetet ose sulmet terroriste. Dhe jo vetëm menjëherë pas tyre, por edhe deri në disa vjet më vonë.
Aktiviteti seksual
Ashtu si shumë forma të ushtrimit, aktiviteti seksual ka qenë i lidhur me një rritje të rrezikut të sulmit në zemër. Por është shumë e vogël, veçanërisht nëse jeni fizikisht i përshtatshëm dhe në shëndet të mirë.
Ndjekja e lojërave sportive
Lojërat sportive mund të shkaktojnë sulm në zemër edhe vetëm duke i parë ato. Në vitin 2006, sulmet në zemër në Gjermani shënuan rritje gjatë ndeshjeve të futbollit të Kupës Botërore të ekipit kombëtar.
Alkooli
Një pije në ditë duket se ndihmon në mbrojtjen e zemrës kundër sëmundjes, por pirja e rëndë mund të bëjë pikërisht të kundërtën. Me kalimin e kohës, kjo mund të rrisë presionin e gjakut, të rritë lloje të caktuara të kolesterolit të keq, dhe të çojë në shtimin e peshës – të gjitha këto mund të dëmtojnë zemrën tuaj.
Kafeja
Ashtu si alkooli, kafeja anët e veta pozitive dhe negative. Kafeina e bën presionin e gjakut të shkojë për një kohë të shkurtër dhe kjo mund të shkaktojë një sulm, veçanërisht nëse nuk e pi atë rregullisht.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.