Mirëqenie

August 4, 2018 | 9:56

Shkaktarët më të shpeshtë të kancerit

Më shumë se 130.000 raste të kancerit në vit janë rezultat i një jetese jo të shëndetshme, sipas një studimi të kryer në Britani të Madhe. Shkencëtarët kanë vërtetuar se pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, ushqimi i tepruar me erëza, konsumi i tepërt i alkoolit dhe obeziteti janë shkaqet më të zakonshme të të gjithë kancereve.

“Mënyra e shëndetshme e jetesës nuk mund të garantojë që personi nuk do të sëmuret nga kanceri, por rreziku i sëmurjes mund të reduktohet ndjeshëm”, citon MedlinePlus në një deklaratë nga ana e drejtorit ekzekutiv të kërkimeve, dr. Kumar. Mënyra e shëndetshme e jetesës mund ta zvogëlojë numrin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse si sëmundjet e zemrës apo veshkave.

“Duke i parë të gjitha dëshmitë, është e qartë se rreth 40% e të gjitha kancereve janë të shkaktuara nga gjërat që mund të ndryshohen”, tha prof. Max Parkin.

Prof. Max Parkin shtoi se “nuk e kemi pritur që ngrënia e frutave dhe perimeve mund ta luajë një rol aq të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, ndërsa në mesin e grave nuk pritej që obesiteti të jetë më i rrezikshëm për shfaqjen e kancerit, ndryshe nga konsumimi i alkoolit”.

Tre të katërtat e kancerit të lukthit mund të shmanget me lënien e duhanit, lënien e ushqimit me erëza dhe me një konsum më të shpeshtë të frutave dhe perimeve.

Konsumi i tepërt i mishit të kuq e ka shkaktuar rreth 2,7% të kancereve, pothuajse 8 500 raste. Obeziteti është i lidhur me më shumë se 5% të kancereve ose rreth 18.000 raste, duke përfshirë një të tretën e rasteve të kancerit të mitrës.

Është koha që të kuptoni se ndryshimet afatgjata në stilin e jetesës vërtet mund ta zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top