Mirëqenie

August 6, 2018 | 9:10

Shkaqet dhe shenjat e dehidratimit në shtatzëni

Dehidratimi është më i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Shumica e rasteve të dehidratimit janë pa efekte anësore, por nëse është dehidratim në një fazë të rëndë mund të jetë i rrezikshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Të vjellat në mëngjes mund të jenë një nga shkaktarët e dehidratimit.

Simptomat e dehidratimit gjatë shtatzënisë:

Njerëzit të cilët ndjehen të etur pas djersitjes, ose ata që kalojnë një periudhë të gjatë pa pirë ujë janë të prirur për t’u dehidratuar.

Shenjat e tjera të dehidratimit janë:

Thatësi në gojë dhe fyt;

Buzë të thata;

Lëkurë të thatë;

Lëkurë elastike ose të hollë;

Urinë me ngjyrë të errët;

Urinim i rrallë;

Nuk djersitin edhe kur është nxehtë;

Ndihen të lodhur;

Kapsllëk dhe hemorroide;

Kur dehidratimi është i përkeqësuar mund të mos keni më ndjenjën e etjes.

Disa shenja të dehidratimit të rëndë gjatë shtatzënisë:

Marramendje;

Ndryshime në modelin e lëvizjes së foshnjës;

Presioni i ulët i gjakut, i cili mund të shkaktojë marramendje ose zbehje;

Dehidratimi mund të shkaktojë abort.

Shkaqet e dehidratimit gjatë shtatzënisë:

Nuk pini ujë mjaftueshëm;

Kur dehidratimi ndodh për shkak të mungesës së ujit, shpesh është e lehtë të rregullohet duke pirë më shumë ujë veçanërisht në fazat e hershme.

Të vjellat mund të shkaktojnë dehidratim;

Gjithashtu edhe disa sëmundje që mund t’i keni mund të shkaktojnë dehidratim;

Diarreja dhe të vjellat mund ta bëjnë të vështirë që trupi të thithë ujin që i nevojitet.

Komplikimet

Dehidratimi i lehtë nuk është zakonisht i rrezikshëm në shtatzëni për sa kohë që nëna merr lëngje të mjaftueshme. Dehidratimi i rëndë mund të jetë i rrezikshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Mund të çojë në nivele më të ulëta të lëngjeve amniotike, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës.

Mund të çojë në lindje të parakohshme dhe mund të ndikojnë në prodhimin e qumështit të gjirit.

Megjithatë, dehidratimi nuk është shkaku kryesor i lindjes së parakohshme. Rrallë, dehidratimi mund të shkaktojë koma apo edhe vdekje.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com