Këshilla & Arsye

October 18, 2018 | 10:18

Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke dhe si të veproni…

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes. Megjithatë, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Simptomat e dhimbjes mbrapa koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm. Këto simptoma janë:

  • Mpirje e qafës
  • Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
  • Mpirje të kokës
  • Dhimbje e fortë të syrit
  • Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
  • Pamundësi në lëvizjen e qafës

Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke

  • Tensioni

Sipas të dhënave, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme. Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

  • Lëndimet e qafës

Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme. Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë. Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si të përballeni me dhimbjen mbrapa koke

  • Ndryshoni mënyrën e qëndrimit

Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë. Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

  • Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.

  • Kompresat e ngrohta

Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.

Kur duhet të shqetësoheni?

Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

  • Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës
  • Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulore
  • Vëreni një rënie të shpejtë në peshë
  • Pësoni fraktura të shpeshta
  • Keni vështirësi në ecje.

 

Burimi / AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë dhe jo të zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top