FB

October 20, 2022 | 10:25

Shkaqet e prishjes së gjumit tek fëmijët

Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që në pamje duken të parëndësishme, përshembull kur fëmija duhet të flejë gjithnjë në të njëjtën dhomë…

Nga Lira GJIKA, psikologe

(deri në moshën 2 vjeç, periudhë për të cilën presupozohet se fëmija ushqehet me gji, mund të rrijë në dhomë të prindërve por në krevat me vete, më pas të shkojë në dhomën e tij). Momentet kyçe në jetën e fëmijës si ecja, të shkuarit në çerdhe apo në kopësht, sëmundja, apo vajtja e nënës në punë janë faktorë të rëndësishëm që tek fëmija shkaktojnë tronditje dhe për pasojë edhe çrregullim të gjumit. Kur nëna shkon në punë fëmijës i pakësohen orët e qëndrimit me të dhe kjo tek fëmija shkakton pasiguri. Gjithashtu dhe mosprezenca e babait shkakton të njëjtin shqetësim si ai që shkakton mungesa e nënës. Për të kompensuar mungesën ditore për arsye të punës, prindërit duhet të ndërtojnë një rutinë ku me qetësi të riorganizojnë rutinën dhe të ulin shkallën e pasigurisë dhe të shqetësimit tek fëmija. Kjo mund të realizohet nëpërmjet leximit të librit para gjumit, të tregimit të përrallave apo të këndojnë së bashku dhe kështu fëmija ndërton rutinën e re dhe shmang frikën dhe dyshimet se përse prindërit largohen prej tij dhe gradualisht mund të rregullohet edhe gjumi.

Më poshtë po numërojnë faktorë që gjenerojnë shqetësime në gjumin e fëmijës.

  • kur dalin dhëmbët
  • kur fillon të ecë
  • kur shkon në çerdhe dhe kopësht
  • kur vjen një motër apo vëlla tjetër,
  • ushqyerja e keqe në sasi dhe cilësi sidomos perpara se te fleje
  • sëmundje
  • problemet në familje
  • ardhja e njerëzve të tjerë në shtëpi
  • prishja e rutinës

Kohët e fundit insistohet që mjetet elektronike apo mjetet (pa tela)të mbahen larg vëndit ku fle fëmija, pasi ka fëmijë që janë shumë të ndjeshëm ndaj valëve elektromagnetike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top