Mirëqenie

November 2, 2018 | 14:45

Shkaqet gjenetike të vetmisë…

“Asnjë njeri nuk është ishull” kishte shkruar poeti anglez John Donne, por tani një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë. Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër kafene.

Hulumtime të mëparshme kanë treguar që vetmia është më shumë se vetëm gjendje e mendjes. Është e lidhur fortë me rritje të të gjitha shkaqeve të vdekjes, në disa nivele krahasohet me pirje të duhanit, faktorët e mbipeshës dhe mungesën ushtrimeve.

Vetmia gjithashtu është mjaft e zakonshme, një në katër njerëz mbi moshën 65 vjeçare vuan nga vetmia në Mbretërinë e Bashkuar.

Pesha, faktor rreziku

Shkencëtarët kanë analizuar variacionet gjenetike në më shumë se 470,000 pjesëmarrës në Biobank UK, një studim i gjatë i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar duke eksploruar efektet e gjeneve dhe ambientin e sëmundjes.

Këta vullnetarë u janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me vetminë, dhe kryesisht me aktivitetet sociale, dhe lidhjet me të tjerët, siç është se sa shpesh ata ishin në gjendje t’i besonin dikujt afër me ta. Ekipi kishte zbuluar 15 variacione të gjeneve që lidheshin me sensibilitetin e vetmisë. Disa variacione ishin aktive në regjione të trurit që kontrollonin emocionet, ndërsa të tjerat luanin rol në metabolizëm.

 “ Ky ishte zbulimi i parë për të identifikuar disa variacione të gjeneve të lidhura me vetminë,” thotë Perry.

Hulumtuesit kanë gjetur se rritja e peshës – pra një masë më e lartë e indeksit trupor (BMI) – i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj vetmisë dhe depresionit. Ata gjithashtu besojnë se rritja e peshës mund të ndihmojë në shkaktimin e vetmisë dhe depresionit. “Ju mund t’i imagjinoni arsyet e dyjave”, thotë Perry.

Nëse jeni mbipeshë, ju do të ndjeheni pa vetëbesim, çka mund t’ju shpie deri te tërheqjet sociale dhe depresion dhe nga ana tjetër nëse përfshiheni nga negativiteti i depresionit dhe vetmisë, mund t’ju ndryshojnë shprehitë e të ushqyerit dhe aktivitetit.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top