Lifestyle

May 2, 2018 | 14:07

Shkëlqeni në pranverë me veshjet me temina

Fustanet dhe veshjet e ditës nuk kanë qenë më joshëse se kaq. Protagoniste të koleksioneve pranverë-verë 2018 janë shumë pëlhura të ylberta, të dekoruara me detaje ekskluzive dhe të ndezura.

Kombinimi perfekt? Pëlhurat prej mëndafshi dhe tyli, të mbuluara me temina të vogla ose të mëdha.

Në pasarelat e pranverës mbretërojnë ngjyrat e ylberit me tonalitete të shkëlqyeshme. Përmes fustanit të firmës Attico, për shembull, rikthehemi mbrapa në vitet mitike ’80.

Stilistja Alberta Ferretti preferon elegancën e përjetshme të vajzave të viteve ’20, me një seri veshjesh në gju.

Nuk mungojnë modelet e viteve ’50 me bel të ngushtë dhe pantallona të gjera.

Me pak fjalë, këtë sezon shikojmë një ringjallje të vërtetë të rrobave me temina, veçanërisht ato me nuanca ari, argjendi dhe shampanje.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top