Sa herë në të kaluarën ka ndodhur që prindërit t’iu kenë qortuar kur nuk jeni futur në dhomë, keni shkuar për të fjetur vonë ose edhe kur keni përdorur fjalë që nuk janë “të hijshme”. Nëse shpesh keni hasur në momente të tilla në fëmijërinë tuaj, është mirë të dini se e gjithë kjo mund të nënkuptojë më shumë sesa mund të mendoni: disa ekspertë kanë arritur të krijojnë një lidhje mes karakteristikave të lartpërmendura dhe inteligjencës.
Njerëzit e mençur thonë shumë fjalë të pista
Mund të duket një aspekt shumë i diskutueshëm, por me argumentet e duhura ne mund të mahnitemi dhe të magjepsemi nga kjo teori. Është e vërtetë se njerëzit që shpesh përdorin një gjuhë me fjalë të pista (pothuajse në çdo rast) konsiderohen si njerëz të pa edukatë; megjithatë një eksperiment i kryer në një fakultet amerikan ka zbuluar një anë të papritur: ai i ka kërkuar çdo personi të thotë sa më shumë fjalë të këqija dhe doli në përfundimin se njerëzit e zgjuar janë ata që dinë më shumë, ndërsa ato më pak inteligjent dinin shumë më pak.
Shumë njerëz të zgjuar flenë vonë
Gjithashtu ky aspekt mund të jetë një simptomë e inteligjencës së fortë: u zbulua se njerëz e famshëm me një IQ mbi mesataren si Winston Churchill, Barack Obama, Keith Richards, Elvis Presley dhe shumë të tjerë kanë shkuar gjithmonë vonë për të fjetur. Nëse ju pëlqen të qëndroni vonë, duhet patjetër të rishikoni dhe rivlerësoni veten, mund të jeni shumë më të mençur sesa mendoni.
Një tavolinë gjithmonë e çrregullt mund të thotë shumë
Hulumtimet nga Universiteti i Minesotës kanë dhënë një të vërtete mjaft interesante: njerëzit inteligjentë shpesh kanë një tavolinë pune të çrregullt; Në pamje të parë e gjithë kjo nuk mund të thoshte asgjë, por një ditë tipike e një punonjësi që qëndron për orë të tëra në një tavolinë është në fokus, ju mund të kuptoni më mirë se si janë gjërat; ata që punojnë shumë dhe përdorin më së miri mendjen e tyre nuk mund të kenë kohë dhe energji për të rregulluar tavolinën, me fjalë të tjera, truri i tyre përqendrohet vetëm në gjërat që i konsideron të rëndësishme. Vetëm kur të kenë mbaruar së bëri atë që duhet të bëjnë, mund t’i shohim që të rregullojnë gjërat.
Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.