FB

June 16, 2023 | 9:03

Shkencëtarët krijojnë embrione pa nevojën e një spermatozoidi apo veze

Shkencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore (qeliza staminale) – një zhvillim novator që anashkalon nevojën për vezë ose spermë.

Shkencëtarët thonë se këto embrione, të cilat ngjajnë me ato në fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor, mund të ndihmojnë për të kuptuar ndikimin e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të aborteve të përsëritura. Megjithatë, puna e tyre ngre gjithashtu çështje serioze etike dhe ligjore.

Embrionet e krijuara nuk kanë zemër që rreh apo fazat e hershme të zhvillimit të trurit. Për momentin, nuk ka perspektivë se embrionet sintetike do të përdoren klinikisht. Implantimi i tyre në barkun e një pacienteje femër do të ishte e paligjshme dhe është ende e paqartë nëse këto struktura kanë potencialin për të vazhduar maturimin më tej.

Profesoresha Magdalena Zernicka-Goetz, e Universitetit të Cambridge-it dhe e Institutit të Teknologjisë në Kaliforni,  përshkroi punën e ekipit në një fjalim të mërkurën në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale në Boston. “Ne mund të krijojmë modele të ngjashme me embrionet njerëzore duke riprogramuar qelizat embrionale,” tha ajo në takim.

Ekziston gjithashtu një pyetje e rëndësishme pa përgjigje nëse këto struktura, në teori, kanë potencialin të rriten në një krijesë të gjallë. Embrionet sintetike të rritura nga qelizat e miut u raportuan se dukeshin pothuajse identike me embrionet natyrale. Por kur u futën në mitrën e minjve femra, nuk u zhvilluan në kafshë të gjalla.

Në prill, studiuesit në Kinë krijuan embrione sintetike nga qelizat e majmunit dhe i implantuan ato në mitrën e majmunëve të rritur, disa prej të cilëve shfaqën shenjat fillestare të shtatzënisë, por asnjë prej tyre nuk vazhdoi të zhvillohej pas disa ditëve. Shkencëtarët thonë se nuk është e qartë nëse pengesa për zhvillimin më të avancuar është thjesht teknike apo ka një shkak më themelor biologjik.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: AnableMagazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top