Studim

April 18, 2018 | 10:51

Shkencëtarët zbulojnë një enzimë mutante, e cila mund të ndihmojë botën të eliminojë mbeturinat plastike

Shkencëtarët kanë zbuluar rastësisht një enzimë mutante, e cila mund të shpërbëjë plastikën e zakonshme dhe të ndihmojë botën të zgjidhë problemin e mbeturinave plastike.

Hulumtuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë ekzaminuar një enzimë ekzistuese që kishte ndodhur natyrshëm në vendet e grumbullimit të mbeturinave dhe ishte në gjendje që ngadalësonte tretjen e plastikës së bërë nga njeriu.

Por gjatë testimit të origjinës së enzimave, studiuesit bënë ndryshime biologjike në të dhe i ngarkuan aftësinë për të tretur mbetjet plastike, sipas Universitetit Britanik të Portsmouth.

Sipas The Guardian, enzima fillon të thyejë plastikën brenda pak ditësh, një proces që në kushte normale do t’i duhej shekuj.

Enzima quhet PETase, sepse ha trysninë polietilen tereftalat (PET), plastikë e lehtë që përdoret në shishe uji dhe pije të buta.

Profesor John McGeehan, një nga shkencëtarët që drejtojnë studimin, tha:

Shansi shpesh luan një rol të rëndësishëm në kërkimet themelore shkencore dhe zbulimi ynë nuk përjashtohet nga kjo gjë”.

Megjithëse përmirësimi është modest, ky zbulim i paparashikuar sugjeron se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të këtyre enzimave, duke na afruar më shumë me një zgjidhje ricikluese për malin gjithnjë në rritje të plastikës së hedhur poshtë“.

Enzima mutante është ende në fazat e hershme dhe shkencëtarët po punojnë për ta zhvilluar atë për përdorim në një shkallë industriale.

Tani për tani, shishet plastike që riciklohen mund të shndërrohen vetëm në fibra të errët, të cilat pastaj mund të përdoren për të bërë rroba ose qilima. Një metodë më efektive do të mundësonte që plastika e ricikluar të vihej në një larmi shumë më të madhe të përdorimeve.

Rreth 8,3 miliardë ton plastikë është prodhuar që prej fillimit të prodhimit rreth 70 vjet më parë. Rreth 6,3 miliardë ton janë mbeturina.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://uk.businessinsider.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top