Prindërit të marrin përgjegjësitë e tyre. Një listë-rregullore e shoqëruar në formën e një posteri të madh është bërë virale shumë shpejt në Facebook. Problematika është ngritur nga Instituti Portugez në Romë, Itali, i cili ka zgjedhur këtë rrugë për t’u bërë me dije prindërve detyrimet që kanë kundrejt edukimit të fëmijëve të tyre.
Po në Shqipëri, a mendoni se një përcaktim i tillë gjen zbatim ashtu siç duhet?
Në fakt, ka një pyetje që i mërzit prindërit në të gjithë botën: ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e shkollës? Çështja veçanërisht ka rëndësi kur ka mosmarrëveshje midis shkollës dhe prindërve. Por, cilat janë detyrat e vërteta të një shkolle dhe ato që u përkasin prindërve?
Instituti portugez vendosi ta sqarojë këtë situatë një herë e mirë për të gjithë. Por si? Duke afishuar një pankartë të madhe në shkollë – e cila është duke u përhapur si “flakë e tërbuar” në mbarë botën!
Posteri është shpërndarë shumë shpejt edhe në rrjetin social Facebook të shkollës. Ja dhe përmbajtja:
Të dashur prindër,
Do të donim t’ju kujtonim që fjalët magjike si: përshëndetje, të lutem, ju lutem, faleminderit, më vjen keq, duhen mësuar në shtëpi.
Në të njëjtën mënyrë, është shtëpia ajo ku fëmijët duhet të mësojnë të jenë të ndershëm, të përpiktë, të zellshëm, miqësorë dhe të respektueshëm ndaj të tjerëve.
Është shtëpia ajo ku fëmijët mësojnë të jenë të pastër, të mos flasin me gojën plot dhe të mos hedhin mbeturinat.
Është shtëpia ajo ku mësojnë të urdhërohen, të kujdesen për gjërat e tyre dhe të mos prekin gjërat e tjetrit.
Në shkollë, nga ana tjetër, ata mësojnë gjuhë, matematikë, histori, gjeografi, fizikë, shkencë dhe edukimin fizik. Ne përforcojnë edukimin që fëmijët marrin në shtëpi nga prindërit e tyre.
Burimi: http://incredibile.guru
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.