Mirëqenie

October 2, 2018 | 12:16

Shkollat kanë rol thelbësor në ushtrimin e aktivitetit fizik

Në botën klasike (greke dhe romake) gjimnastika ishte një disiplinë e rëndësishme në edukimin e të rinjve: stërvitja u konsiderua një mënyrë plotësuese për intelektualët, në një binom të pandashëm.

Sot, gjërat janë shumë ndryshe: nga njëra anë, fëmijët nuk janë më në gjendje të lëvizin spontanisht, për të luajtur. Shumë zona urbane nuk kanë parqe të përshtatshme dhe mësimi spontan i aftësive motorike përfundon duke u zhdukur. Nga ana tjetër, gjimnastika, e kuptuar si një disiplinë e shkollës, është zhvendosur në një qoshe: shkolla fillore ofron një orë në javë gjimnastikë. Vetëm një orë, dhe pa një mësues titullar.

Një reformë e domosdoshme: ajo e lëvizjes

Lëvizja është thelbësore: sporti ka efekte të dobishme për shëndetin, por edhe për aftësitë mendore. Shkenca ka treguar mjaftueshëm se ushtrimi i sportit të lehtë (nuk është e nevojshme një frymë konkurruese, praktika amatore është e mjaftueshme) ndihmon në kapërcimin e stresit dhe rifitimin e përqendrimit. Kjo vlen si për të rriturit dhe për fëmijët.

Revolucioni i vërtetë është krijohet një “popullatë në lëvizje” dhe shkolla luan një rol themelor: të ndërtojë një zakon të mirë mendor duke filluar nga mosha 1-vjeç, duke i edukuar fëmijët për kënaqësinë dhe rëndësinë e lëvizjes.

 

Burimi / portalebambini.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top