FB

June 29, 2024 | 8:50

Shkreli Resort & Tours, kombinimi perfekt i relaksimit luksoz dhe aventurës për këdo!

Akomodim me shërbimet më cilësore për të gjitha grupmoshat!

 

Natyra gëzon ende madhështinë e saj, në një krahinë të lashtë të tokës arbërore. Një vend ky jeta ngjan me një mbretëri të paprekshme. Aty i gëzohesh lirisë së ajrit, oksigjenit dhe ujit të pastër nga burimet, qetësisë dhe mbështjelljes harmonike të gjallesave organike dhe jo vetëm, një ambient ku malet prekin qiellin dhe ëndrrat përqafojnë realitetin.

shkreli-6

Jemi në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Në një lartësi prej 1300 m mbi det dhe në qendër të natyrës mahnitëse do të gjeni Shkreli Resort & Tours, një atraksion turistik për vendas dhe të huaj. Një vend i bekuar që bart sekretin e një frymëmarrjeje të pastër dhe aventurës për çdo grupmoshë.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një rimëkëmbjeje të shpirtit, Shkreli Resort & Tours është destinacioni i duhur. Prej shumë vitesh Shkreli Resort & Tours operon në tregun shqiptar në fushën e hoteleri-turizmit dhe agroturizmit, por jo vetëm kaq. Pjesë të historisë përveç akomodimit ka dhe organizimin e një sërë aktivitetesh sportive dhe rekreative në natyrë.

shkreli-3

Shkreli Resort & Tours është një synim për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë të jashtëzakonshme. Në krahinën e çmuar ku është ndërtuar, natyra kurative bashkohet me aventurën dhe paqen e brendshme, duke krijuar kujtime të pashlyeshme për të gjithë vizitorët.

Rezidenca është shndërruar tanimë në një kompleks të madh dhe luksoz pushimesh, i dizenjuar për të tërhequr turistë vendas dhe ndërkombëtarë, për të përjetuar momente të paharrueshme në një ambient komod, me pamje të mrekullueshme të natyrës dhe mundësinë për të shijuar produkte organike me receta tradicionale vendase.

shkreli-2

Akomodimi në Shkreli Resort & Tours spikat për natyrën e cilësisë dhe shërbimit të ofruar. Në të do të gjeni dhoma dyshe, superiore, suita, dhoma familjare, bar dhe restorant sipas standardeve të certifikuara, akses në palestër dhe SPA, parking, si dhe qershia mbi tortë, guida lokale dhe udhëtime profesionale sipas turneve të krijuara për çdo moshë. Gjithçka me një staf të kualifikuar në shërbimin tuaj!

shkreli-4

*Në vitin 2019 “Shkreli Resort” u përzgjodh nga kompania qendrore e “Mercedes Benz Stuttgart” si imazhi kryesor për makinën X Class, duke e prezantuar këtë resort në botimet botërore që spikatën për akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve të shumta.

shkreli-1

Shkreli Resort & Tours

Eksploro dhe shijo natyrën e alpeve shqiptare!

shkreli-5

 

Adresa: Rruga Qafa e Larit, Cudhi Kampt, Krujë, Shqipëri

Cel:  +355 68 20 82 006

e-mail: [email protected]

www.shkreliresort.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top