FB

February 12, 2022 | 8:02

Shkurti dhe marrëdhëniet…makthi i Shën Valentinit

Shkurti ka ardhur, dita e të dashuruarve po afron (TV, radio dhe supermarketet e konfirmojnë këtë) dhe jo të gjithë e përjetojnë mirë! Fillojnë sherret e zakonshme mes mbështetësve dhe kundërshtarëve, batutat dhe klishetë e pashmangshme, por Shën Valentini tashmë është edhe kjo.

PO, është e vërtetë që e doni njëri-tjetrin çdo ditë, nuk ju duhet një ditë për ta kujtuar dhe PO, tani është kthyer në një festë komerciale, një tjetër ide konsumatorizmi për t’ju bërë të shpenzoni më shumë seç duhet.

Por, në fund të gjithë kësaj, të gjithëve u pëlqen pak vëmendje: dalja në darkë, marrja e luleve, çokollata, dhuratave dhe fraza dashurie, pra të jetosh një ditë plot dashuri të shkujdesur dhe të lehtë. Çdo ditë ne bëjmë një përpjekje për të kapërcyer vështirësitë, të jemi bashkë nuk është e lehtë. Nuk është çdo ditë e mbushur me trëndafila. Ndoshta për këtë arsye të paktën në ditën e Shën Valentinit të gjithë presin të marrin trëndafila!

E vërtetë, të bësh që një marrëdhënie të rritet dhe zgjasë kërkon angazhim dhe sakrifica. Pra, jini të kujdesshëm ndaj asaj që shihni në rrjetet sociale! Është gjithmonë bukur të marrësh gjeste dashamirëse, dashurie, vëmendje të vogël dhe a do të donit t’i merrnit të gjitha më 14 shkurt? Një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme bazohet pikërisht në gjeste të vogla, në vëmendjen e ndërsjellë të përditshme, ndërkohë që tashmë duket e zakonshme ta marrësh veten si të mirëqenë.

“Ti e di që dukesh mirë me atë fustan, sepse ta thashë që herën e parë që e veshe!”

“Ai duhet ta dijë se ky qëndrim më mërzit, nuk do t’ia them më, por do ta kuptojë nga reagimi im se nuk jam dakord!

“Mendova se do të kujdeseshit për të…”

“Sigurisht që të dua, edhe nëse nuk të them shpesh”

Mund të vazhdoj, por e di që janë fraza që ju i dini shumë mirë. Shpesh dhe me dëshirë ne priremi ta marrim si të mirëqenë (ndoshta padashur) atë që jemi të sigurt që kemi (kjo është e vërtetë me njerëzit, por edhe me gjërat) dhe e kuptojmë vlerën e saj efektive vetëm kur po e humbasim ose e kemi humbur tashmë.

Por pse të shkojmë kaq larg?

Dëgjoj shpesh femra që ankohen për marrëdhënien e tyre, që nuk ndihen të kënaqura ose që nuk mund të gjejnë personin e duhur, atë “perfektin”. Njeriu perfekt nuk ekziston, as ne nuk jemi perfekt. Ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi të gjejmë atë person që mund të jetë i mirë për ne, duke marrë parasysh pikat e forta dhe të dobëta që kemi vendosur që ai mund t’i bëjë për ne.

Pritshmëritë janë armiqtë tanë, si kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri, ashtu edhe për mënyrën se si funksionon marrëdhënia! Ndonjëherë duhet t’i lini në shtëpi dhe të jetoni momentin pa peshën e pritshmërive.

Çifti përbëhet nga DY entitete, të dallueshme dhe të ndara (me mendime dhe mënyra të ndryshme të të vepruarit). Pra si çift jeni gjithmonë DY, si kur gjërat shkojnë mirë ashtu edhe kur shkojnë keq: nëse diçka nuk funksionon, faji nuk bie vetëm tek një komponent i çiftit, por varet nga sinergjia mes të dyjave.

A ju ndodh edhe juve? Çfarë duhet bërë?

Të dashur miq, zgjidhja qëndron tek komunikimi!

“Eh, ju e bëni të thjeshtë! Unë i them gjëra, por ai nuk më dëgjon!”.

Ne duhet të mësojmë të komunikojmë në mënyrën e duhur, në mënyrë që ta lejojmë partnerin të dëgjojë.

“Burrat janë nga Marsi dhe gratë nga Venusi” për të cituar John Grey, një zotëri që di gjërat e tij për marrëdhëniet.  Dhe për këtë ju duhet të gjeni gjuhën e duhur për t’u kuptuar.

 

 

 

Burimi / https://www.giuliamascipsicologa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top