Këshilla & Arsye

February 21, 2018 | 14:52

Shmangni përdorimin e telefonit ndërkohë që fëmija është duke ngrënë

Është më mirë që nëna të ulet në tavolinë pa telefonin celular. Në këtë mënyrë fëmijët janë më të qetë. Nëse nënat duan që fëmijët e tyre të ushqehen në kohë duhet të kuptojnë që është mirë të fikin telefonin kur ata janë duke ngrënë. 

Studimi i bërë së fundmi nga “Cohen Children’s Medical Center” në New York dhe Universiteti i Bostonit të botuar në “Akademinë e Pediatërve” doli në përfundimin se:  Nënat që mbajnë telefonin në tavolinë ndërkohë që fëmija është duke ngrënë, kanë shumë mundësi që të shkaktojnë obezitet tek fëmijët e tyre dhe gjithashtu të rrisin ndjenjën e pasigurisë tek ata.

Si ndikon komunikimi mes prindërit dhe fëmijës gjatë ushqyerjes?

Komunikimi i mirë verbal dhe joverbal me prindërit, veçanërisht me nënën, gjatë drekës apo darkës është gjithashtu i rëndësishëm për të luftuar një dietë të keqe dhe të çrregullt.  Studimi analizoi sjelljen e 225 nënave rreth moshës 30 vjeç me fëmijë të moshës 6 vjeç. Në veçanti, u vlerësua një situatë specifike, përkatësisht marrëdhënia e fëmijës me ushqime të reja.

Ankthi dhe stresi përgjojnë

Është vërejtur se fëmijët me një nënë të “hutuar” nga telefoni celular, kanë një qëndrim për të refuzuar çdo gjë, madje ishin më të prekur nga ankthi dhe stresi.  Ata nuk donin të mësonin për ushqimet e reja dhe e kthenin përsëri vëmendjen tek ushqimet që ata njihnin më mirë.  Fëmijët, nënat e të cilëve nuk e kishin telefonin celular në tavolinë, treguan një qëndrim më të vëmendshëm dhe të fokusuar. Ata shijuan ushqimet e reja me kureshtje pa u përzier me diçka tjetër.  Pra, nëna duhet të shkoni në tavolinën e ngrënies pa telefonin celular. Kështu fëmijët janë më të qetë dhe ju shijon më shumë ajo që hanë.

Më shumë kohë për fëmijët

Nënat që vazhdojnë t’u përgjigjen mesazheve dhe thirrjeve telefonike gjatë ngrënies, në fakt, shpenzojnë rreth 48% më pak kohë për fëmijët e tyre.  Është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje të veçantë momentit të çmuar të ndërveprimit emocional që përfaqësohet nga vaktet. Prindërit, por sidomos nëna, duhet të ulen në tavolinë pa e marrë telefonin, sepse vetëm kështu fëmijët janë më të qetë.  Fikni telefonin dhe shmangni çdo lloj shpërqendrimi si televizori apo gazetat.

Është një mënyrë për të krijuar një komunikim më të thellë dhe më efektiv me fëmijët. Një marrëdhënie e fortë midis fëmijëve dhe prindërve është mbrojtja më e fortë kundër stresit psiko-social. Në sytë e fëmijëve, prindërit e shpërqendruar janë më pak të aftë të japin përkrahje dhe inkurajim për t’u përballur dhe për të kapërcyer çdo stres të jetës.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top