Marrëdhëniet e Individit me shoqërinë i studion më nga afër dhe më drejtpërdrejt shkenca e sociologjisë. Sipas studiuesve sociologjia si shkencë përputhet mjaft mirë dhe me psikologjinë sociale. Këto disiplina janë e duhen marrë si dy pjesë të një problemi, të cilat kanë dhe një themel të përbashkët.
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti
Sociologjia, ka për objekt normat dhe rregullat e bashkëjetesës njerëzore. Ndërsa psikologjia sociale, niset nga individi dhe kërkon të kuptojë prej tij se si ai reagon ndaj mjedisit që e rrethon. Si ndikon ky individ mbi njerëzit e tjerë, por dhe si ndikojnë të tjerët mbi këtë individ.
Pra shkurt: Sociologjia është shkenca që studion dukuritë dhe anët e ndryshme të jetës së shoqërisë, të grupeve dhe grupimeve shoqërore, si dhe të marrëdhënieve të tyre në shoqëri.
I.Njohuritë në lidhje me funksionin shoqëror të individit
Me funksion shoqëror nënkuptojmë punën që kryen individi, me të cilën bëhet element i funksionimit të shoqërisë. Pra në interpretim të këtij përkufizimi mund të themi se: Shoqëria moderne i krijon secilit individ edhe vlerësimin, angazhimin dhe realizimin e solidarësisë. Sigurisht solidarësinë, ndërmjet funksioneve shoqërore të mira, të pranueshme, apo të dëshirueshme në kuptimin e plotë të tërësisë së tyre.
Të vetmet cilësi të vërteta njerëzore dhe vendimtare të njeriut janë:
Liria dhe gëzimi i të drejtave, që ia siguron shoqëria
Aftësia për t’u përsosur nëpërmjet ndryshimit
Si dhe i të qenit sa human dhe social
Njeriu është krijesë që evoluon ndryshon dhe bën progres. Ai përparon duke zhvilluar pa ndërprerë potencialet e tij, intelektuale, profesionale, morale etj, e në thelb të tyre zë vend arsyeja. Në këtë kontekst mund të shprehemi se: pavarësisht nga orientimi profesional që mund të ketë një person, atij nuk mund t’i ngarkohet apo besohet një detyrë specifike pa pasur kreditet intelektuale, profesionale, morale dhe ato sociale..!
Sot, për disa persona serviren apo shpërndahen merita profesionale të pamerituara, sepse shprehen dhe promovohen hapur vlerësime tepër të dukshme jo meritokratike. Ku shmangen pa hezitim vlerësimet reale të individit, duke i evidentuar nga dinamika e realizimit të detyrave dhe objektivave: niveli intelektual, arritjet profesionale dhe sidomos standardet progresive të formatimit të performancës, nisur dhe nga vlerësimet dhe besimit që ka publiku për këtë person (Performanca publike).
Nisur nga sigurimi i kësaj performance, mund të themi se: Iu duhet prerë rruga disa pseudoprofesionistëve, që janë kalorës në fushën e tyre dhe bëhen gjeneralë dhe në fushat e të tjerëve. Sigurisht këta persona pa pasur kulturën e duhur, shkollimin përkatës, trajnimet, kualifikimet dhe specializimet e vazhdueshme, bëhen “mjeshtra”, për gjithçka. Ndaj, në këtë sens s’ka se si të priten arritje cilësore, vlera dhe standarde, sepse veç mangësive të përmendura më lart, ata nuk kanë forcën dhe argumentin logjik për të mbajtur qëndrime të drejta dhe për pasojë ata nuk shfaqen e përballen dot me të vërtetën përballë publikut, si profesionistë potentë. Ndaj, ata të detyruar zgjedhin rrugën më të shkurtër, atë e të qenit të heshtur apo pasiv.
Në raport me jetën e vërtetë, sfidat dhe zgjidhjen e dilemave, këta njerëz nuk bëjnë gjë tjetër veç shkaktojnë “tronditje sizmike”, nëpërmjet sjelljeve kaotike, marrëdhënieve konfliktuale, dhe shuarjes së frymës progresive të mendimit bashkëkohor, në ambientet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo vjen nga që, ky kontingjent personash nuk është në gjendje që të kuptojë dhe vlerësojë të vërtetën e ekzistencës së merituar të fenomenit, se ka njerëz me vlera dhe duhet t’ju jepet ç’iu takon dhe nga ana tjetër ka individë të tjerë pa merita dhe vlera, përkëdhelen dhe iu besohen detyra dhe funksione që nuk e kanë idenë se si menaxhohen.
Në këto kohë moderne duhen kuptuar hapësirat për të reaguar fuqishëm ndaj ndryshimeve, si një rregull që duhet pranuar, toleruar dhe nxitur cilindo që me meritë të fitojë “Liçencën profesionale”, “Liçencën morale” dhe “Liçencën sociale”, pra, që secili të marrë atë që meriton e jo t’i dhurohet pa e merituar. Askush nuk ka të drejtën e “kryeustait”, që të fali “Liçenca” të pamerituara. Ato duhet të fitohen nëpërmjet punës dhe vetëm punës cilësore dhe të suksesshme. Ligjit dhe vetëm ligjit, pa e anashkaluar atë në asnjë rast. Figurës morale të pastër, që të ketë të drejtën morale për të diktuar moral.
Formatimin e kësaj perfomance sa reale dhe sa më të plotë e në mënyrë të merituar e ka- vetëm publiku, sigurisht, nëpërmjet realizimit të disa parametrave: tolerancës së kulturuar, objektivitetit, legjitimitetit dhe humanizmit, si edhe e të qenit i drejtë, etik dhe etaloni më i denjë i aspektit social etj.
II.Individualiteti i njeriut në aspektin biologjik, ligjor dhe filozofik.
Individi është një person apo një objekt specifik. Individualiteti është gjendja apo cilësia e të qenit të një individi, veçanërisht e të qenit të tij si një person i ndarë nga personat e të tjerëve, sikurse dhe të zotëruarit e nevojave dhe qëllimeve personale. Koncepti i individit është tepër i rëndësishëm në fusha si: biologjia, ligji dhe filozofia.
II/a.Biologji
Në biologji dhe në filozofinë e biologjisë, pyeta se çfarë apo se si përkufizohet një individ është ngushtësisht e lidhur me pyetjen se çfarë është një organizëm, megjithëse ka pasur fare pak punime të kushtuara ndaj nocionit biologjik të individit. Në fushën biologjike, njësi individuale, apo “njësi e seleksionit”, mund të konsiderohen edhe gjenet apo gjenomet.
II/b.Ligji
Ligji (lat. lex) është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet të ndjekin në një shoqëri apo vend. Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë. Ligji është marrëveshje (dukuri e rregullt) e përcaktuar me disa fjale nga një bashkësi njerëzish apo njerëzimit. Ligjit i nënshtrohen te gjithë pjesëmarrësit qe direkt apo indirekt kanë marre pjese ne formulimin e tij. Si shembull kemi disa lloje te ligjeve.
Ligjet natyrore, janë marrëveshje me ndihmën e të cilave njerëzimi mundohet të shpjegojë dukuritë natyrore. Për të arritur deri te formulimi i një ligji zakonisht ne shkencë përdoren dy metoda. Shtrimi i hipotezës pohuese, pas vërtetimit të saj shtrohet teorema e në bazë të cilës formulohet ligji. Metoda mohuese ka të njëjtin qëllim por hyrja në shpjegimin e dukurisë bëhet duke mohuar hipotezën e shtruar. Edhe këtu mbas vërtetimi që mohimet janë të gabueshme kalohet në teorema e në bazë të saktësisë së tyre formulohet ligji. Ky lloj i ligjit zakonisht formulohet nga shkencëtarët. Për thyerjen e një ligji natyror duhet të jepen prova që ai ligj nuk është i saktë mbi bazë të ligjeve tjera.
II/b.1.Ligji juridik
Ligji është akt formal të cilin e nxjerr organi legjislativ i shtetit (Parlamenti) dhe përmban (ngërthen) tërësinë e normave (rregullave) me të cilat rregullohet një fushë e caktuar e jetës në shoqëri. Ligji si i tillë është pjesë e tërësisë së sistemit juridik e kushtetues të një vendi.
Ligji juridike, krijimi i ligjit te tille ndryshon paksa nga ai natyrore. Por edhe ky mbasi të hyjë në fuqi duhet të respektohet nga pjesëmarrësit (indirekt/direkt) të krijimit të tij. Krijimi i ligjeve juridike ndryshon paksa nga koha dhe vendi. Këto ligje janë pjese e çdo sistemi qeveritar, dhe zakonisht ligjet juridike nuk janë absolute dhe të përjetshme dhe i përshtatën regjimeve qeveritare. Ligjet juridike zakonisht korrigjohen me kalimin e kohës. Kemi shembuj disa shtete te Evropës ligjet që i përdorin sot janë korrigjuar gradualisht, mirëpo në anën tjetër ka vende dhe shtete te cilat i “importojnë” ligjet nga vendet e huaja. Pasi qe këto bien ne kundërshtim me vete faktin qe ligji është vetëm një marrëveshje e vete krijuesve te ati ligji. Tek ligjet e “importuara” ka me tepër pjesëmarrës indirekt se direkt gjate futjes ne fuqi. Këto ligje janë edhe afat shkurta dhe në përditshmëri nuk respektohen nga shumica e pjesëmarrëseve indirekt.
II/b.2.Ligji dhe e drejta
“E drejtë”, si rregull, përdoret në dy kuptime themelore: një, në kuptimin e së drejtës objektive, d.m.th., “të një tërësie rregullash sjelljeje, normash juridike, që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore”; dy, në kuptimin e së drejtës subjektive, d.m.th., “të një tagre që e gëzon subjekti, shtetasi”.
Përkufizimi i plotë i së drejtës ka parasysh shtrirjen e saj. E drejta, përveç se përbëhet nga normat juridike, ajo shtrihet edhe në një element tjetër të rëndësishëm: sanksionimin në rast të mosrespektimit ose shkeljes së tyre. Prandaj, e kundruar nga ky kënd, e drejta është një grumbull normash që shoqërohen me sanksionin, në rast të mosrespektimit ose shkeljes së tyre. Ky do të mund të ishte një ndër përkufizimet më të thjeshta, por njëkohësisht edhe më të përgjithësuara i së drejtës.
II/c. Ana filozofike, në këndvështrimin që njerëzit të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin
Kuptimi i filozofisë, në këndvështrimin që, njerëzit të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin.
Filozofia është një aktivitet: është një mënyrë e të menduarit mbi pyetje të ndryshme. Një karakteristikë e veçantë, është se filozofia i përdorë argumentet logjike. Filozofët në mënyrë tipike përdorin argumente: ata ose i shpikin ato, kritikojnë argumentet e të tjerëve, ose i bëjnë të dyja. Ata po ashtu i analizojnë dhe i qartësojnë konceptet. Fjala ‘filozofi’ zakonisht përdoret në kontekst më të gjerë se ky, si një pikëpamje e përgjithshme për jetën, apo duke iu referuar ndonjë forme mistike. Unë nuk do ta përdor fjalën filozofi në këtë kontekst kaq të gjerë: qëllimi im është që, të ndriçoj disa fusha kryesore të diskutimit dhe mendimit përgjatë gjithë historisë së mendimit, ku fillet e para i gjejmë në Greqinë e vjetër dhe të cilat kanë lulëzuar sidomos në shekullin 20, në Amerikë dhe Europë.
Studimi i filozofisë na mundëson që të kemi qartësi më të madhe mbi paragjykimet tona, por po ashtu na ndihmon ti qartësojmë bindjet dhe besimet tona. Përgjatë rrugës ajo na ndihmon që të jemi argumentues më koherent mbi një shumësi problemesh të gjëra, – e cila njëkohësisht paraqet një shkathtësi mjaft fleksibile.
Në këtë kontekst ne do ta shohim filozofinë në drejtim të objektivizmit.
Objektivizmi, një sistem filozofik i zhvilluar nga Ayn Rand, e konsideron çdo njeri si të pavarur, si entitet sovran që zotëron të drejta të patjetërsueshme mbi jetën e vet, të drejta që burojnë nga natyra e tij/saj si një qenie racionale.
Emri “Objektivizëm” vjen nga ideja se dituria njerëzore dhe vlerat njerëzore janë objektive: ato ekzistojnë dhe janë të përcaktuara nga natyra e realitetit, për t’u zbuluar nga mendja, dhe nuk krijohen nga mendimet që një njeri ka. Rand deklaroi se ajo zgjodhi këtë emër sepse emri i saj i preferuar për të emërtuar një filozofi të bazuar varësisht mbi ekzistencën – “ekzistencializmi” – tanimë ishte marrë nga të tjerë.
Rand e karakterizoi Objektivizmin si “një filozofi për të jetuar në Tokë”, rrënjosur në realitet, dhe me qëllim përkufizimin e natyrës njerëzore dhe të natyrës së botës në të cilën ne jetojmë.
Objektivizmi (dhe individualizmi) argumentojnë se një shoqëri e civilizuar, apo çdo lloj forme asocimi, bashkëpunimi dhe ekzistenca paqësore mes individëve, mund të eksitojë dhe arrihet vetëm mbi bazat e të njohurit dhe të pranuarit të të drejtave individuale të patjetërsueshme – dhe se një një grup nuk ka të drejta të tjera përpos të drejtave që zotërojnë individët anëtarë të grupit.
Më tej argumentohet se, meqenëse vetëm një individ mashkull ose femër mund të zotërojë të drejta, shprehja të “drejta individuale” është një term redundant dhe se shprehja “të drejta kolektive” është një kontradiktë në vetvete. Të drejtat e një individi nuk janë subjekt i votimit të publikut ; një shumicë nuk ka asnjë të drejtë të mohojë të drejtat e një individi apo një pakice. Funksioni politik i të drejtave të patjetërsueshme është pikërisht mbrojtja e pakicave, përfshirë individin, nga shtypja e shumicave, në çdo formë u paraqitshin këto të fundit.
Sipas filozofisë objektiviste, realiteti ekziston pavarësisht ndërgjegjes; njerëzit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin përmes perceptimit të shqisave; njeriu e fiton dijen objektive nga perceptimi nëpërmjet procesit të formimit të koncepteve dhe logjikës induktive dhe deduktive; qëllimi në vetvete dhe morali i jetës së vet është kërkimi i lumturisë personale dhe interesit racional të vetvetes… mbështetet kësisoj egoizmi racional, që është një formë individualizmi që nuk i dëmton të tjerët; I vetmi sistem politik dhe ekonomik koherent me këtë moralitet është respekti për të drejtat individuale, në formën e kapitalizmit të pastër; roli i artit në jetën e një njeriu është të transformojë idetë metafizike më të larta njerëzore nëpërmjet riprodhimit të përzgjedhur të realitetit në një formë fizike – një vepër arti- që mund të kuptohet dhe ndaj të cilës një njeri mund të përgjigjet emocionalisht.[1][2]
Idetë e trupëzuara në filozofinë objektiviste kanë pasur dhe kanë ndikim të madh mes libertarianëve. Lëvizja Objektiviste, e themeluar nga Rand-i, përpiqet të përhapi këto ide në publik dhe në qarqet akademike.
Filozofia ime, në thelp, është koncepti i njeriut si një qenie heroike, me lumturinë e tij si qëllimi moral i jetës së tij, me arritjen prodhuese si aktivitetin e vet më fisnik, dhe arsyen si absoluten e vetme. Ayn Rand, Revolta e Atlasit
III.Raporti reciprokshoqëri-individ
III/a.Shoqëria
Jeta shoqërore ashtu si natyra ka ligjet e veta. Përcaktuese janë ligjësitë e përgjithshme, marrëdhëniet në prodhim dhe kushtet materiale. Njeriu është produkt i shoqërisë dhe i rrethanave. “Çdo shoqëri, – thotë Sokrati e krijon modelin e njeriut sipas vetes së saj”. Shoqëria që lamë pas krijoi modelin e njeriut, në kushte e rrethana historike, me ndjesi e identitet të shtuar kombëtar. Është shoqëria, janë marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore që përcaktojnë shkallën kulturore e të sjelljes së individit. Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e të sjellshëm. Natyrisht, raporti shoqëri-individ është reciprok. Por, në këtë reciprocitet, përcaktuese është shoqëria, janë marrëdhëniet që krijon, në kohë e në hapësirë sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe të ligjeve e të normave juridike. Në themel të këtij raporti ngrihen interesat shoqërore, interesi i përgjithshëm dhe i veçanti, personali. Në këtë raport, parësore, primare është interesi i përgjithshëm, që është bazë e jetës së shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti. Vetëm nëpërmjet interesit të përgjithshëm, mund të plotësohen interesat personale dhe prirjet e veçanta të individit. Shoqëria dhe individi nuk janë fenomene të ndara. “Në thelb, thotë V. Gëte, – jemi qenie kolektive”. Më shumë njerëzit i bashkon karakteri shoqëror i pronësisë dhe shpirtëror, territori dhe ndërgjegjja kombëtare, gjuha dhe traditat, idetë dhe botëkuptimi se sa mentaliteti i një individi, i cili mbart në vetvete dhe prirje egoiste, individualiste, që po të shumohen shkojnë në dëm të jetës publike e të shoqërisë në tërësi. Në këtë raport përcaktuese mbeten marrëdhëniet në prodhim dhe karakteri i pronësisë.
III/b. Individi
Çfarë është individi? Që unë ti, ajo jemi “individ” tregon se vetja ime e atij, asaj e është e vërtetë është një tërësi e pandarë dhe jo një bashkim pjesësh të ndara prej tyre. Ky thelb individual thuhet se vazhdon nga një çast ne tjetrin pa humbur dhe pa thithur asgjë.
Më konkretikisht: Individi-njeri, organizëm i integruar në tërësi biologjike, psikike shoqërore, me të gjiha tiparet dhe veçoritë e tij, që është i aftë të kryejë funksionet psikofiziologjike dhe sociale,
Individualizmi është një qëndrim moral dhe filozofik që bazohet mbi idenë se individët duhet të jenë të lirë të përcaktojnë qëllimet e veta dhe brenda kufijve, të veprojnë për t’i arritur këto qëllime, pa u shtrënguar që të sillen sipas dëshirës së individëve të tjerë apo sipas të supozuarës “e mirë e përbashkët”.
Ky qëndrim filozofik bazohet mbi faktin që meqenëse vlerat e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri, dhe meqenëse individi nuk mund veçse të kuptojë një pjesë fare të vogël të dëshirave të “shoqërisë” apo të individëve të tjerë, të gjeturit apriori e një shkalle vlerash apo qëllimesh sipas të cilave duhet të sillet shoqëria apo kolektivi është e pamundur. Kështu tërësia e qëllimeve të imponuara arbitrarisht ndaj një kolektivi në vend që të jetë një reflektim i drejtpërdrejtë i dëshirave të të gjithëve – çka është e pamundur meqë ekzistojnë diferenca mes individëve – është në të vërtet një seleksionim artificial i disa synimeve nga njerëz që janë në pozita të ushtrojnë influencë, fuqi apo forcë.
Filozofi dhe ekonomisti Friedrich Hayek thotë se thelbi i individualizmit është “njohja e individit si gjykatësi i fundit i qëllimeve të veta, besimi se për sa është e mundur mendimet e atij duhet të qeverisin veprimet e atij vet.
“Nuk mund të pranohet, – thotë Manlio Dinuçi, sociolog i shquar italian, – që në kohën e sotme 10% e të pasurve të zotërojnë rreth 80% të burimeve njerëzore”. Mosbarazia shoqërore bëhet shkak i konflikteve shoqërore dhe i luftërave. Një shtresë vihet kundër një shtrese. Individi vihet kundër individit.
Sjellja e individit, – thotë sociologu, Charlie Chaplin – mund të kuptohet vetëm në kufijtë e sjelljes në shoqëri. Është shoqëria, janë marrëdhëniet në prodhim që përcaktojnë sjelljen e individit. Në të kundërt, shoqëria kthehet në anarki, siç është shoqëria e sotme shqiptare. Shoqëria, në bazë të ligjësive objektive, nxjerr normat juridike dhe një sërë normash morale, universale të pranuara nga shoqëria. Individi nuk mund të merret i shkëputur nga marrëdhëniet shoqërore. Njeriu është i prirë të jetojë në shoqëri se është pjesë e saj dhe kjo e shtyn atë të zbatojë rregullat ligjore e morale. Njeriu, – thotë Xhon Lok, – është produkt i mjedisit në të cilin rritet dhe edukohet. Teoria e përhapur aq shumë në ditët e sotme e së “drejtës” të individit, tenton ta shkëputë individin nga shoqëria. Liritë dhe të drejtat e tij t’i shkëpusë nga ato të shoqërisë deri dhe t’ia kundërvejë me pretendimin e “lirisë” së individit dhe të drejtave të tij, që realisht bien ndesh me të shoqërisë, ku ai është pjesëtar. Individi nuk ka vetëm të drejta, por dhe detyra, që rrjedhin nga marrëdhëniet në shoqëri. Më së pari kryhen detyrimet ndaj kombit, familjes e shoqërisë. E drejta e individit merr vlerë vetëm në kuadrin e të drejtës së përgjithshme, civile, njerëzore. Njeriu është qenie sociale. Ndarja e të “drejtës” së individit nga e drejta universale, njerëzore, çon dhunshëm në kundërvënien e individit ndaj shoqërisë e familjes, që është qeliza bazë e shoqërisë.
Familja është e shenjtë, në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo është e shenjtë se krijon trashëgiminë gjinore. Të jep dashurinë e fëmijëve, rrit solidaritetin shoqëror, dashurinë ndaj prindërve, miqve e ndaj njëri-tjetrit. Fëmijët lumturohen e gëzohen me dashurinë e prindërve të tyre. Në familje merret edukata e parë.“Edukata e mirë, është lulja e jetës”. Mikpritja dhe bujaria, janë nga cilësitë më të mira që ka krijuar dhe edukuar familja shqiptare. Nga këto nocione, “liria” në kuptimin e lirisë themelore, është më e hershme. Ajo pothuajse ka lindur bashkë me njeriun. Liria ka në themel barazinë e kushteve materiale, të drejtën bazike për të jetuar, për të patur një shtëpi dhe për t’u arsimuar. Nuk ka liri abstrakte. “Barazia, – thotë Zajme, – është guri i provës së drejtësisë dhe së bashku krijojnë lirinë”. Liria është domosdoshmëri jetësore, por ajo nuk është e pakufizuar, veçanërisht kur flitet për liri individuale. “Liria pa kufi, – thotë shkrimtari i madh francez Albert Kamy, – është e kundërta e lirisë”. “Masa të jetë kurdoherë, – thotë Horaci, – gjithçka ka një kufi”. Proverbalja: Liri – barazi – vëllazëri e dëshmuar nga iluministët francezë të shek.XVIII u bë motoja e përpjekjeve të popujve për zhvillim e përparim shoqëror. Ndarja e këtij trinomi apo mohimi, nga zhvillimet shoqërore janë përpjekje për të mohuar dialektikën e zhvillimit shoqëror, ligjësitë ekonomiko – shoqërore, mbi të cilat ajo zhvillohet e përparon.
Motoja, liri, bashkim e barazi shoqërore është aktuale edhe në kohët e sotme për shtetet e kombet aq më shumë për shoqërinë shqiptare, që të zhvillohet e të përparojë sikurse kombet e përparuara. Në themel të çdo shoqërie qëndron sistemi ekonomiko-shoqëror. Të pakët mund të jenë ata që përpiqen ta ndryshojnë sistemin sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror.
IV.Vlerësimi i meritokracisë nisur nga arsimimi, iniligjenca dhe rezultatet e suksesshme në ecurinë jetësore
Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre.
Një meritokraci është një sistem shoqëror në të cilin suksesi i njerëzve dhe statusi në jetë varen kryesisht nga talentet, aftësitë dhe përpjekjet e tyre. Me fjalë të tjera, është një sistem shoqëror në të cilin njerëzit përparojnë në bazë të meritave të tyre.
Meritokracia është në kontrast me aristokracinë, në të cilën suksesi dhe statusi i një personi në jetë varet kryesisht nga statusi dhe titujt e familjes së tyre dhe marrëdhëniet e tjera. Në këtë lloj sistemi social, njerëzit përparojnë në bazë të emrit të tyre dhe / ose lidhjeve shoqërore.
Që nga koha e termit “ethos” të Aristotelit , ideja për dhënien e pozitave të pushtetit për ata që janë më të aftë kanë qenë pjesë e diskutimeve politike jo vetëm për qeveritë, por edhe për përpjekjet e biznesit.
Në interpretimin e saj modern, meritokracia mund të zbatohet në çdo fushë ku kandidati i përzgjedhur për një punë ose detyrë i jepet në bazë të inteligjencës së tyre, forcës fizike, arsimit, kredencialeve në terren ose përmes kryerjes së mirë në ekzaminime ose vlerësime.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore konsiderohen nga shumë njerëz si meritokracistë, që do të thotë se njerëzit besojnë se “kushdo mund ta bëjë atë” nëse thjesht përpiqen mjaftueshëm. Shkencëtarët social shpesh i referohen kësaj si “ideologjia bootstrap”, duke rikujtuar nocionin popullor të “tërheqjes” së vetes “deri nga hapat e hapjes”. Megjithatë, shumë e vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e pretendimit se shoqëritë perëndimore janë meritokracitë, bazuar në dëshmi të përhapura të pabarazive strukturore dhe sistemeve të shtypjes që i kufizojnë mundësitë e bazuara në klasë, gjini, racë, etnie, aftësi, seksualitet dhe shënjues të tjerë socialë.
IV/a.Aristoteli dhe Meritokracia
Në diskutimet retorike, Aristoteli lidhet me zotërimin e një subjekti të caktuar si epitomi e kuptimit të tij të fjalës “ethos”. Aristoteli, në vend që të përcaktojë meritat e bazuara në gjendjen moderne – sistemi aktual i tanishëm i tanishëm – Aristoteli argumentonte se duhet të vijë nga një kuptim tradicional i strukturave aristokrate dhe oligarkike që përcaktojnë “të mirë” dhe “të ditur”.
Në vitin 1958, Michael Young shkroi një letër satirike duke tallur Sistemin Tripalësh të Edukimit Britanik të quajtur “Rritja e Meritokracisë”, i cili pretendonte se “merita barazohet me inteligjencën plus përpjekje, zotëruesit e saj identifikohen në moshë të hershme dhe zgjidhen për edukimi i duhur intensiv, dhe ekziston një obsesion me sasiore, vlerësim të testeve dhe kualifikime. “
Tani, termi ka ardhur për t’u përshkruar shpesh në sociologji dhe psikologji si çdo akt gjykimi i bazuar në meritë. Edhe pse disa nuk pajtohen me atë që kualifikohet si një meritë e vërtetë, shumica tani bien dakord se merita duhet të jetë shqetësimi kryesor për zgjedhjen e një aplikanti për çdo lloj pozicioni.
IV/b.Pabarazia sociale dhe pabarazia e meritës
Në kohët moderne, sidomos në Shtetet e Bashkuara, ideja e një sistemi të qeverisjes dhe të biznesit të bazuar vetëm në merita krijon një pabarazi, sepse disponueshmëria e burimeve për të kultivuar meritat përcaktohet kryesisht nga statusi socio – ekonomik i një personi. Prandaj, ata që kanë lindur në një pozitë më të lartë socio-ekonomike (domethënë, që kanë më shumë pasuri), do të kenë më shumë burime në dispozicion të tyre sesa ata që kanë lindur në gjendje më të ulët. Qasja e pabarabartë në burime ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe domethënës në cilësinë e arsimit që fëmija do të marrë, gjatë gjithë kohës nga kopshti deri në universitet.
Cilësia e edukimit, ndër faktorët e tjerë që lidhen me pabarazitë dhe diskriminimin, ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e meritës dhe sa meritorë do të shfaqet kur të aplikoni për pozita.
Në librin e tij 2012 “Edukimi meritokratik dhe dobësia shoqërore”, Khen Lampert argumentoi se bursa dhe arsim bazuar në merita janë të ngjashme me darvinizmin social, ku vetëm ata që janë dhënë nga lindja janë në gjendje të mbijetojnë përzgjedhjen natyrore. Duke i dhënë vetëm atyre që kanë mjetet për të përballuar një arsim cilësor më të mirë, qoftë përmes meritave të tyre intelektuale apo financiare, një pabarazi krijohet institucionalisht midis të varfërve dhe të pasurve, atyre që lindin në prosperitet socioekonomik dhe atyre që lindin me disavantazhe të natyrshme.
Merita është e barabartë me talentin, ose si masë të veten ka talentin. Kur dikush kryen një funksion, qoftë politik, shoqëror, drejtues në ekonomi e kudo, këtë duhet ta bëjë në bazë të talentit, i cili nxjerrë në pah edhe meritat në fushën përkatëse, ose çliron aftësitë e duhura. Nëse i futemi thellë fjalës meritë, zbulojmë në thelbin e saj bazën e demokracisë, ose e pakta mund të krahasohet me të për nga përmbajtja.
Në fakt, në kushtet e Shqipërisë së sotme, meritokracia do të ndeshet shumë shpejt me klasat që sundojnë, me forcat politike, me paditurinë e tyre dhe me pandërgjegjjen e tyre: këneta e Stigjes që e mbyt me avuj helmues meritokracinë.
Përderisa meritokracia është një ideal fisnik për çdo sistem shoqëror, arritja e saj kërkon së pari njohjen e kushteve sociale, ekonomike dhe politike që mund të ekzistojnë që e bëjnë të pamundur.
Për ta arritur atë, atëherë, këto kushte duhet të korrigjohen.
Përfundime
1.Njeriu është një kafshë sociale. Ai ka një shtytje të natyrshme për të jetuar një jetë të lidhur me të tjerët. Duke jetuar me të tjerët ai i gëzon frytet e përbashkëta të jetës. Njeriu ka nevojë për shoqërinë për ekzistencën ë tij. Fëmija varet nga prindërit e tij. Kapacitetet e natyrshme e fëmijës mund të zhvillohen vetëm në shoqëri. E gjithë kjo dëshmon se njeriu është nga natyra dhe domosdoshmëria një kafshë sociale. Ai është i lidhur ngushtë me jetën shoqërore. Marrëdhënia në mes të shoqërisë dhe individit është reciproke dhe plotësuese. Shoqëria është e përbërë nga individë dhe çdo individ është një pjesë e pandare e tërë shoqërore. Individi mund të jetë egoist. Ai mund të injorojë interesat sociale dhe të nxisë në ndjekjen interesave të tij. Në raste të tilla është detyrë e individit për ta rregulluar atë në shoqëri ose shoqëria vetë do ta detyrojë që të përputhet në shoqëri me modelin e jetës dhe kodin e sjelljes. Individi mund të sakrifikohet për të mirën e përbashkët të shoqërisë.
Çdo individ është kështu produkt i marrëdhënieve shoqërore. Ai ka lindur në një shoqëri dhe në të njëjtën kohë shoqëria gjithashtu rritet dhe ndryshimet në përputhje me ndryshimin e qëndrimeve dhe idealet e anëtarëve të saj. Jeta shoqërore nuk mund të ketë asnjë kuptim, përveç si një shprehje e jetës së individëve.
2.Individi në botën tonë është lënë të qëndrojë me veten e tij. Nëse ai zhvillon aftësitë ,ai mund të ketë sukses për veten e tij në botën e gjerë. Shoqëria në këtë kuptim ofron një fushë të gjerë të mundësisë për çdo person. Fuqizimi dhe përmbushja e individit mund të jetë në zhvillim forca më e madhe në punë në shoqërinë e sotme . Njeriu mund të arrijë çdo gjë mbi të cilën ai vendos, kjo është tashmë një arritje e shoqërisë. Njeriu është i lindur social dhe çdo individ është kështu produkt i marrëdhënieve shoqërore. Shoqëria është një sistem i marrëdhënieve midis individëve. Sistemi shkrin qëndrimet tona, besimet dhe idealet tona. Kjo nuk do të thotë se individët takojnë shoqërisë si gjethet përkasin pemëve ose qelizat në trup. Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë janë më afër.
Shoqëria ka kuptim tek individi vetëm për shkak se ajo mbështet dhe kontribuon në qëllimet e vete individëve. Ajo është një unitet. Kjo ndihmon ne zhvillimin e individualitetit të individit që shoqëria të arrijë qëllimin e saj që ajo meriton ne ditët e sotme. Shoqëria është rezultat i një marrëveshjeje nga njerëz të cilët fillimisht kanë jetuar në një shtet para- social. Për shkak se shoqëria është bërë nga njeriu që ajo është me reale se krijimi i tij. Shoqëria është grumbullimi i thjeshtë i individëve. Shoqëria është një organizëm. Ashtu si pjesët e një organi të cilat janë funksionalisht të lidhura dhe askush nuk mund të ekzistojë i izoluar nga pjesa tjetër. Pra, anëtarët e një organi social janë të lidhura funksionalisht me njëri-tjetrin dhe për shoqërinë në tërësi. Prandaj, shoqëria është më reale se sa individuale dhe është me i madh se shuma e anëtarëve të tij individuale.
3.Shoqëria synon gjithnjë e më shumë rritjen dhe potencialin e individit. Ajo lëviz nga njohja e thjeshtë për të fuqizuar individin në nivelin ekonomik për të mbështetur atë në nivelin e kulturës dhe të përmbushjes individuale. Më shumë shoqëria njeh përmbushjen individuale të individit, dhe plotësisht të angazhohet në mbështetjen e tij. Individi mbështet rritjen dhe zhvillimin e kësaj shoqërie, po ashtu nga ekonomia, kultura dhe nga ana psikologjike. Ndoshta sfida më e madhe e shoqërisë është për të mbështetur fuqizimin dhe përmbushjen e individit. Shoqëritë janë duke u sfiduar nga rritja e valës së pritshmërive të individit. Kjo është për shkak të lartësimit të pritjeve për shkak të edukimit, komunikimit, dhe medias, si dhe forca sfond te një lëvizje të fuqizimit dhe plotësimin e individit. Shoqëria përmbush nevojat e individit. Çelësi për misteret e natyrës njerëzore është që të gjendet në shoqëri. Shoqëria është qenie njerëzore në marrëdhëniet e tij shoqërore dhe çdo qenie njerëzore është një mishërim individual i marrëdhënieve shoqërore, një produkt jo vetëm i sistemit ekzistues shoqëror, por i të gjithë historisë botërore. Shoqëria nuk është një qenie e papërcaktuar që përdor individin, si një mjet për arritjen e qëllimeve të saj. Kapaciteti më i madh i shoqërisë është aftësia e saj që në mënyrë aktive për të nxitur rritjen personale dhe të zhvillimit të qytetarëve të saj individual. Një shoqëri i referohet të gjithë individëve dhe atyre që përfaqësojnë pjesët e saj. Është e qartë se individi është edhe një faktor social, si dhe një produkt social. Kështu nuk ka asnjë antitezë apo kontradikte midis shoqërisë dhe individit. Shoqëria ofron një atmosferë të favorshme për zhvillimin e personalitetit të njeriut. Një jetë e pasur dhe e larmishme sociale ofron atë me mundësi të pafund të jetë vetë e tij më të mirë. Përsëri individi i varet shoqërisë për kënaqësinë e tij . Shoqëria ofron siguri për mosmarrëveshje në jetë. Qëllimi përfundimtar i shoqërisë është që të promovojë jetë të mirë dhe të lumtur për individët e saj. Ajo krijon kushte dhe mundësi për zhvillimin e të gjitha mangësive në personalitetin individual. Shoqëria siguron harmoninë dhe bashkëpunimin ndërmjet individëve, pavarësisht nga konfliktet e tyre të rastit dhe tensioneve. Në qoftë se shoqëria ndihmon individët në mënyra të shumta, të mëdhenjtë gjithashtu kontribuojnë në shoqëri me diturinë dhe përvojën e tyre. Shoqëria është një sistem i marrëdhënieve midis individëve. Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë janë më afër. Herbert Spencer është një avokat i teorisë organizmave i cili krahason marrëdhëniet midis shoqërisë dhe individit me marrëdhëniet e trupit me atë të pjesëve të saj të ndryshme. Trupi dhe pjesët e saj janë të ndërvarura. As nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Gjithashtu individët janë të domosdoshme për përbërjen e shoqërisë dhe shoqërisë është thelbësore për ekzistencën e individëve.
4.Marrëdhënia midis shoqërisë dhe individit dhe shoqërisë është në fund të fundit një nga problemet më të thella në filozofinë sociale. Dhe përsa i përket çështjes që ndikon më tepër individit tek shoqëria apo shoqëria tek individi ,nuk mund të japim një përgjigje por mund të themi se individi dhe shoqëria janë të ndërvarura. Ashtu si individët i takojnë shoqërisë si qelizat organizmit ashtu dhe shoqëria është një shpikje thjesht për të kënaqur nevojat e caktuara njerëzore. Individi dhe shoqëria bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe janë të varur nga njëri–tjetri. Të dyja janë plotësuese dhe suplementare të njëra–tjetrës. Marrëdhënia midis individit dhe shoqërisë nuk është e njëanshme. Kështu shoqëria dhe individi janë të detyruara te kenë një lidhje intime dhe midis tyre.
Pra, efektet e prodhuara nga formimi i tij psikik janë shumë të varura në marrëdhëniet ndër-njerëzore. Tek njerëzit, instinktet dhe impulset nuk mbesin biologjikisht të pastra, ato gradualisht “socializohen”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.