Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Ardhja e fëmijës në jetë përveç shoqërohet me një gëzim të madh për familjen, shkakton një eksitim shpeshherë të pakuptueshëm nga personat afër fëmijës dhe të gjithë kërkojnë ta prekin, ta përkëdhelin, t’i njohë fëmija. Shpeshherë gjyshet harrojnë që duhet të ndihmojnë nënën, por duan të kujdesen për fëmijën, duke i thënë nënës “Unë di më shumë se ty”.
Një nga këshillat që japin ekspertët, neuroshkenctarët, psikologët, për të evituar autizmin është kujdesi për ndërtimin sa më natyrshëm të lidhjes nënë – fëmijë që në çastin e lindjes. Çdo shërbim fëmijës i duhet t’i përcillet nga nëna, duke filluar me ushqyerjen, larjen, veshjen. Të gjithë do të thonë, por nëna është e lodhur dhe ka nevojë për ndihmë! Është e vërtetë që të gjithë njerëzit pranë saj duhet ta ndihmojnë nënën, por duke e inkurajuar që ajo t’i realizojë vet këto procese.
Hyrja e një personi të tretë në marrëdhënien nënë – fëmijë përveç babait, qoftë edhe duke i shërbyer, vetëm dëmton. Marrëdhënia nënë – fëmijë duhet të jetë një marrëdhënie e vazhdueshme “pa ndërprerje”. Këto ndërprerje krijohen pikërisht nga ndërhyrjet që përjashtojnë nënën, p.sh. një banjë që e bën gjyshja, tezja, halla etj. Fëmija nuk i njeh ato dhe trembet “pse nëna e lë vetëm me të tjerë që nuk i njeh”.
Prindër, bëhet fjalë për procese neuropsiqike që sapo kanë filluar të zhvillohen te fëmija dhe ato zhvillohen vetëm nëpërmjet komunikimit me nënën. Lidhja nënë – fëmijë fillon e ndërtohet që në periudhën intrauterine (në bark të nënës) dhe është komunikim i trefishtë, hormonal, humoral dhe psikoemocional. Kujdes prindër, psiha e fëmijës është shumë e brishtë për të përballuar ndërhyrje të papritura të njerëzve që për fëmijën janë të panjohur, qofshin këta dhe gjyshërit.
Specialistët që merren me autizmin i quajnë shumë gjymtuese ndërhyrje të tilla. Madje edhe kur nëna nuk është mirë emocionalisht duhet të jetë e kujdesshme dhe e vëmendshme me mënyrën sesi sillet, si e prek dhe si e ushqen fëmijën. Ajo nëna, duhet të flasë me fëmijën dhe t’i tregojë se është e sëmurë dhe nuk mund t’i bëjë ajo të gjitha shënimet dhe për këtë arsye e ndihmon nëna e saj dhe gjyshe e tij apo saj, (fëmijës).
Është e vërtet që të gjithë i duan fëmijët por e kanë të vështirë të bëjnë me të mirën për fëmijën dhe si e do fëmija.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.