Shumica e fëmijëve amerikanë kanë qenë në gatishmëri të lartë për shumë e shumë muaj për shkak të COVID-19 dhe ndikimeve të tij të gjera. Si rezultat, disa tashmë po luftojnë me ankthin dhe shqetësimin, sipas mjekëve dhe psikologëve.
Ndërsa Rusia pushton Ukrainën dhe prindërit dhe familjet amerikane shikojnë detajet që shfaqen në televizion, tani është koha për t’i “mbajtur fëmijët të qetë”, këshilloi Dr. Meg Meeker, një pediatre, autore dhe krijuese e serialit Parenting Great Kids.
“Më është dashur të flas me fëmijë të të gjitha moshave për luftën apo tragjeditë kombëtare”, tha Dr. Meeker. Në interes të përpjekjes për të qenë ndihmues dhe për të ofruar siguri aty ku është e nevojshme, këtu janë disa nga këshillat që ajo ndau për prindërit duke pasur parasysh ngjarjet që po zhvillohen në Evropë.
Merrni parasysh moshën e fëmijës. Nëse një fëmijë është nën 7-8 vjeç, mos thoni asgjë nëse fëmija nuk ju pyet, këshillon Dr. Meeker. “Fëmijët nuk mund të përpunojnë çështje që janë kaq komplekse – dhe ata fillojnë të shqetësohen se nëna ose babai i tyre mund të vdesin”.
Mbajeni dialogun të thjeshtë. Nëse një fëmijë është 8-11 vjeç, ai ose ajo ndoshta do të dëgjojë për atë që po ndodh nga lajmet ose në shkollë, kështu që mund t’ju duhet të diskutoni, tha Dr. Meeker.
Sugjerime për çdo diskutim që ndodh: “Mbajeni dialogun shumë të thjeshtë”, tha Dr. Meeker. “Shpjegoni kush po lufton kë dhe (në thelb) pse”.
Ajo shpjegon: “Shumë prindër bien në grackën e të folurit të tepërt, të dhënies së tepërt të informacionit që fëmijët nuk mund t’i trajtojnë ose kuptojnë. Kështu që sigurojini ata se lufta nuk do të vijë këtu, ata shqetësohen për jetën e vet dhe prindërve të tyre, më shumë se jetët e të tjerëve që luftojnë”.
Dr. Meeker shtoi më tej: “Thuaju atyre se luftërat janë zhvilluar për shumë vite. Nëse ata bëjnë pyetje, përgjigjuni pyetjeve, por bëjeni shumë thjeshtë. Mbani mend, ata nuk mund t’i përpunojnë situatat komplekse siç mund të bëjnë të rriturit”.
Dëgjoni shumë pak lajme në televizion. “Kur fëmijët shohin skena lufte ose dëgjojnë për luftë në mënyrë të përsëritur, ata traumatizohen”, tha Dr. Meeker. Situata mund të zmadhohet edhe në mendjet e tyre, tha ajo.
Pra, shpjegoni se çfarë po ndodh nëse fëmijët janë mjaft të rritur (adoleshent). Nëse ata janë të interesuar për detaje politike, tregojuni, por mos ua impononi.
“Edhe pse ata nuk mund të kuptojnë shumë, ata ende shqetësohen”, tha Dr. Meeker. “Pra, sigurojini ata se tani, kjo nuk është një luftë që do t’i prekë ata. Nëse ndodh më vonë, atëherë do të merreni me të”, tha ajo.
Shmangni diskutimet politike dhe përçarëse. Arsyeja për këtë këshillë? “Ata do të shkojnë në shkollë dhe do të përsëritin atë që thonë prindërit e tyre dhe kjo do të shkaktojë ndarje pavarësisht moshës që ata kanë”, këshilloi Dr. Meeker.
Mbani fëmijët të qetë. Tani është koha për t’i mbajtur fëmijët të qetë dhe t’i sigurojmë ata se gjithçka do të jetë në rregull për ta dhe familjet e tyre.
Burimi / https://www.foxnews.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.