Ju lutem të rritur, prindër, gjyshër, teze, daja, halla, xhaja, mësues, edukatorë e të tjerë, mos e përdorni më shprehjen “se fëmija nuk kupton”. Fëmija kupton, nëse ju të rritur, do të keni durimin t’ia shpjegoni apo tregoni. Ashtu si ju nuk kuptoni një gjuhë, që nuk e dini, ju duhet kohë, që ta mësoni dhe më pas kuptoni, e njëjta gjë ndodh edhe me fëmijën, po nuk ja shpjegoi njeri, nuk mund të dijë.
Nga Lira Gjika
Fëmija nuk i di gjërat, sepse është në moshën që po i mëson. Të rritur, ju prandaj jeni pranë fëmijës, që ta ndihmoni, që ti mësojë gjërat dhe ti kuptojë, pra duhet t’ia mësoni dhe shpjegoni ju gjërat, që të mund t’i kuptojë. Natyrisht, do t’i duhet ca kohë dhe mbase do t’ju pyes disa herë, mos u mërzitni, por shpjegojani përsëri me durim dhe qetësi.
Edhe një gjë, duke e përdorur këtë shprehje: “se fëmija nuk kupton” vetëm i vështirësoni të mësuarin e gjërave, i ulni vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, prandaj kujdes, sidomos ju prindër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.