FB

December 29, 2021 | 8:35

Shprehjet që nuk duhet t’ia thoni dikujt që përjeton një sulm paniku

Sulmet e panikut karakterizohen nga një kombinim i simptomave mendore, emocionale dhe fizike. Këto sulme zakonisht fillojnë me një ndjenjë nervozizmi dhe frike. Ndjenjat e ankthit shpesh rriten me intensitet pasi personi fillon të përjetojë ndjesitë somatike si, frymëmarrja , shpeshtim i rrahjeve të zemrës, dhimbja e gjoksit , djersitja e tepërt, ndjesia e shpimeve, tronditja dhe madje edhe përzierja.

Këto simptoma fizike të pakëndshme shpesh përballohen me mendime dhe emocione të frikshme, të tilla si frika se sulmi do të shkaktojë humbjen e kontrollit, do të ketë një emergjencë mjekësore ose ndoshta edhe të vdesë.

Në raste të tilla, personat që gjenden afër, mund të ndihmojnë, por ndonjëherë edhe t’i prishin punë personit që vuan.

Shprehjet që nuk duhet t’ia thoni dikujt që përjeton një sulm paniku:

Thjesht qetësohu

Personi që po përjeton sulmin e ankthit nuk e ka në dorë të qetësohet.

Nuk ke asgjë për të qenë nervoz

Më shumë gjasa, personi është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë për të qenë kaq shqetësuese, e megjithatë, po kalon një sulm paniku. Kjo fjali nuk do t’i shërbejë.

Unë nuk do ta bëja këtë, le nam

Ky thjesht vjen si një koment vërtet i pandjeshëm. Shumë njerëz tashmë ndihen të zënë ngushtë për shkak të sulmit të panikut në publik, kështu që nuk ka nevojë ta përforconi më tej këtë ndjesi negative.

Thjesht je i mbingarkuar

Këto fjalë të pakta mund të jenë shumë të dekurajuese për një person që përballet me një sulm paniku. Mund të jetë e vështirë që të duhet të përballen me simptoma të pakëndshme, por edhe më sfiduese kur të tjerët po minimizojnë përvojën e atij që vuan.

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top