Aktualitet

January 31, 2022 | 8:06

Shqetësimi i arsimtares, gjuha letrare shqipe po deformohet dhe kufizohet në të gjitha format dhe llojet e komunikimit!

 

 

 

Problemi më urgjent, përdorimi i deformuar dhe i kufizuar i gjuhës shqipe në të gjitha format dhe llojet e komunikimit, të shkruar dhe të folur, po e largojnë së tepërmi gjuhën letrare nga përdorimi i përditshëm.

0

Përgatiti Blerina Hima Mërtiri, arsimtare

 

Çdo ditë e më shumë teknologjia po përparon. A është ky përparimi teknologjik edhe përparim shoqëror dhe rritje kulturore?

Shumica e njerëzve sot përdorin më së shumti rrjetet sociale dhe lloje të ndryshme aplikacionesh. Deri këtu kemi lehtësira komunikuese, shpejtësi dhe efikasitet në komunikim. Por nëpërmjet tyre po deformohet dhe po lihet pas zhvillimi i gjuhës shqipe. Prej kohësh po ekziston një tendencë në komunikimin online për të shkurtuar ose deformuar strukturat e fjalëve dhe të fjalive.

Të rinjtë e kanë shumë të thjeshtë, pasi është bërë praktikë pune komunikimi me fjalë të shkurtuara, e cila po i lë ata të varfër në fjalor. Gjëja e parë që të bie në sy në biseda ose komentet, përveç mungesës së etikës së komunikimit, përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, këto shoqërohen edhe me fjalë të shkruara shkurt ose të deformuara.

00

Sot një ndër problemet më shqetësuese të gjuhës është çështja e njohjes së gjuhës letrare. Përdorimi i gjuhës letrare në të folur dhe në të shkruar është një detyrim për të gjithë, pasi përdorimi i saj në formën më të pastër lë për të dëshiruar.

Gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë, gjuha shqipe po përballet me sfida të mëdha dhe mund t’i paguajmë shtrenjtë, nëse nuk do t’i kushtojmë vëmendjen e duhur.

Pjesë e kësaj problematike është niveli shumë i ulët i zotërimit të drejtshkrimit dhe të normave të tjera të gjuhës. Në këtë rast, mendojmë se faji nuk mund t’i hidhet internetit, pasi nuk është interneti përgjegjës për prishjen e gjuhës, por faji i individit.

gjuha-shqipe

Interneti vetëm se zbulon disa problematika që ekzistojnë prej kohësh dhe janë të vazhdueshme. Brezat e sotëm nuk do të mund të edukojnë për të përdorur mirë dhe saktë gjuhën shqipe në brezat që do të vijnë kur teknologjia të arrijë majat e saj.

Për gjuhën shqipe kanë folur, shkruar dhe vlerësuar shumë e shumë studiues. Një prej tyre, Holger Pedersen, në studimet dhe vlerësimet që i ka bërë gjuhës shqipe ka thënë: “Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top