FB

March 31, 2023 | 12:51

Shqetësimi i psikologes Anxhela Peza: Moda e degjenerimit dhe vulgaritetit, abuzimi mes normales dhe anormales

 

 

Ne po hasim përditë një eufori masive në popullin tonë ndaj vulgaritetit, skandaleve, degjenerimit, anormalitetit dhe çdo gjëje me përmbajtje negative do cilësoja. Sigurisht që sot abuzohet me konceptin çfarë është normale dhe çfarë është anormale.

 

Anxhela Peza

Psikologe Klinike dhe Këshillimi

anxhela

Çfarë promovon media televizive dhe rrjetet sociale?

Përveç ekranit të madh, kemi dhe aparatin celular të bombarduar non stop nga lajme që interpretohen në fomën që duan të sheshin dhe publiku do të dëgjojë. Një nga rolet madhore dhe të rëndësishme të medias është edukimi në popullsi, dhe të përcjellë lajmet e “duhura” për vendin në kohë reale. Ndërkohë vërehet masivisht se u kushtohet kohë dhe rëndësi jetës së luksit, klipet muzikore me pamje të armëve të zjarrit, me makina të shtrenjta, ambiente të vilave të ndryshme. ‘Ushqime’ të një standardi që sytë tanë nuk i hasin në përditshmëri. Ne, shumica në ketë vend nuk përfaqësojmë atë që shikojmë në mënyrë të përditësuar.

Fjala e lirë po i jepet: personave që paraqesin çrregullime sjellore dhe një personaliteteve të dhunshme, agresive, bullizuese. Gjuha e tyre krejtësisht jo etike, vulgare në mungesë të argumentit. Duke e shitur se të jesh “anormal” jashtë kornizave shoqërore, një kontravers i “dëmshëm” është normale dhe në modë.

Keqkuptimi këtu është se: të sjellësh diçka ndryshe, të kesh ide novatore, të sjellësh risi në dobi të shoqërisë, në funksion të komunitetit është krejtësisht e kuptueshme dhe bën një sens logjik.

b

Një përgjegjësi e madhe e medias është përcjellja dhe rritja e nivelit social, kulturor, intelektual në popull. Sepse ne blejmë atë që na shesin dhe krijomë idenë e gabuar se shoqëria përfaqësohet pikërisht nga këta njerëz. Ndërkohë që gjithë shoqëria nuk është kjo që ne shikojmë.

Modelimi i të rinjve të cilët kanë këto “imazhe” duke i kthyer në idhuj, diçka interesante të pëlqyeshme, dëmton njeriun dhe shoqërinë tonë.

 

Përse në tërhiqemi nga vulgariteti, degjenerimi, skandalet, e “çmenduara”?

Nxitja, kureshtja, interesantja, “e çuditshmja” e pazakonta, kushtet ekstreme, intimiteti seksual, etj e çojnë njeriun drejt një adrenaline kureshtare, duke pritur ç’do të ndodhë më tej. Duke filluar nga ata që ne na qeverisin, drejtojnë, kanë një komunikim ironik, bullizues, ofendues, aspak etik, e deri në konfliktet e një dhune fizike, pritshmëritë tona ulen kur gjendemi përballë njëri-tjetrit.

Justifikohemi duke thënë se kërkesa e një komunikimi më të drejtë dhe respektues është jashtë mode. Sepse ajo që ndodh në parlament, në media televizve, në rrjetet sociale është krejtësisht normale. Fundja këto ndodhin në gjithë botën, shprehemi jo pak herë. 

Kur dëgjojmë dikë që del dhe shan një politikan, moderator, artist, intelektual “mbarë e mbrapsht” kjo sjell humor, kureshtje, duket e guximshme dhe pëlqehet pafund. Nuk u pëlqen të lodhin pak trurin e të thonë, të shash nuk është argument.

b1

Të ofendosh vjen nga njerëz pa nivel, që nuk merren me kontekstin por me paragjykimin e asaj që ti je.

Të ushtrosh dhunë verbale, psikologjike, fizike nuk të bën të fortë e të kesh pushtet, por qenie primitive, që në mungesë të aftësisë për të zgjidhur një situatë, e gjen një rrugë më të shkurtër. Këto kanë sjellë vrasjen për një tub kondicioneri, për një karikues telefoni, apo pse më pe e pse të pashë.

Gara në rrjetet sociale për sharje dhe pengmarrje, nxisin tek shikuesi adrenalinën e ndjekjes së çfarë do të ndodhë më tej. Kur dalin të dhënat sekrete për intimitet, seksualitet, jeta private e cila duhet të mbetet e tillë, merret hov nga të rinjtë e ndoshta dhe nga grupmosha të tjera për ta parë këtë pornografi si të ishte krejtsisht normale.

Është e nevojshme për t’u theksuar se: arti nuk është vulgaritet, degjenerimi social nuk është emancipim, bullizmi nuk është e vërteta e thënë në sy.

Njerëzit e famshëm nuk janë elita e një shoqërie. Suksesi i arritur shumë shpejt nuk është mirëqenia e vërtetë. Dhuna nuk është zgjidhje. Diplomimi jo në çdo rast të bën profesionist e aq më tepër të kulturuar e më tej intelektual.

v

Paraja nuk vesh me vlera njerëzore, me shpirt të bukur apo më keq akoma, me cilësi që nuk ekzistojnë.

LUM AI QË GEZON SHËNDET, PAQE NË SHPIRT E NË MENDJE, QË KA DASHURI E NDIHET I LIRË PËR JETËN E TIJ. KA PASURINË E BOTËS, POR FATI I ZI PËR TY QË ENDE S’E DI!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top