Lifestyle

March 16, 2016 | 11:21

Shqipëria e palumtur, renditet e 109-ta në raportin e OKB

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, e cila festohet në 20 mars, Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB nxjerr si çdo vit një pasqyrë të renditjes së shkallës së lumturisë për 156 shtete. Raporti i azhurnuar dhe i publikuar nga ky rrjet ditën e sotme, e klasifikon Shqipërinë, (vendin tonë), të 109-in. Ndërkohë Kosova renditet në vendin e 77-të. Ndër vendet evropiane më të prekura nga kriza e palumturish janë Greqia, Spanja dhe Italia. Sakaq në krye të kësaj liste qëndron Danimarka, ndërsa në fund të saj renditet Burundi. Nga ana tjetër në këtë studim janë përfshirë dhe analizuar detaje të tjera të rëndësishme si: prodhimi i brendshëm bruto për frymë, përkrahja sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë zgjedhje, perceptimi i korrupsionit etj,.

1 2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top