Në fokus

December 1, 2018 | 8:27

‘Shqiptarët për shqiptarët’ / Mjerimi në familjen Asllani vë në rrezik jetën e 6 anëtarëve, shqiptarët bëhen bashkë dhe u japin fund vuajtjeve të tyre (Video)

Gjatë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News24 u prezantua historia e familjes Asllani në fshatin Bequk në komunën e Vushtrrisë në Kosovë.

Këtu jeton familja Asllani me 6 anëtarë. Kjo familje ka halle të shumta. Shtëpia e tyre e shkatërruar ka rrezik që të shembet. Në këtë familje nuk është i punësuar asnjë anëtarë i saj, ata jetojnë nga ndihma sociale. Banesa e rrënuar që nga koha e luftës rrezikon ti zë brenda. Lotët e zonjës së shtëpisë janë një lutje për ndihmë.

“Nuk kam me çfarë ti ushqej fëmijët. Natën gjumi nuk më zë, mendoj se do më shembet çatia tek fëmijët” thotë gruaja duke lotuar. Gjysh Mehmeti dhe Sadija përloten kur shikojnë se ku po rriten nipërit e tyre 4 dhe 2 vjeç që nuk kanë mundësi as të shkollohen.

Elvis Naçi i tronditur nga pamjet prekëse të familjes Asllani në Vushtrri që jetonte në skamje dhe në rrezik nga banesa e tyre e rrënuar, shkoi t’i takonte së bashku me kreun e komunës së Vushtrrisë. Është dita e Flamurit.

Elvisi pa nga afër gjendjen e vështirë të familjes me 6 anëtarë dhe bisedoi me ta. Ata nuk e dinë se vizitorët kishin ardhur me një lajm të mirë. Vuajtjeve të tyre duket se u erdhi fundi.

Elvisi e ka shoqëruar familjen Asllani në banesën e re. Shtëpia është një apartament i mobiluar i shtrirë në 90 metra katrorë. Fëmijët kanë dhomën e tyre të ngrohtë ndërsa gjyshërit kanë ambient më vete.

“Kjo banesë është dhuratë nga fondacioni “Firdeus”, nga komuna dhe gjitha shqiptaria”, u shpreh Elvis Naçi.



Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top