Në fokus

November 24, 2018 | 8:34

‘Shqiptarët për shqiptarët’ / Zemra e një nëne kërkon ndihmë për të shpëtuar djalin e saj të vetëm, Musain, i cili po lufton me vdekjen (Video)

15-vjeçari Musa Baculi është mes jetës dhe vdekjes. Adoleshenti dergjet prej 3 muajsh në një shtrat në spitalin e Shkodrës. Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u bë publik dhe ka prekur shumë njerëz të cilët u ofruan për ta ndihmuar, pasi Musait i duhen para për t’u mjekuar në një spital në Xhenova të Italisë. Elvis Naçi shkoi në spitalin e Shkodrës për t’i dhënë mbështetjen e tij të ëmës së Musait, Afërditës që i rri djalit tek koka ditë e natë.

Prej ditësh në një fushatë intensive, Elvis Naçi u ka bërë vazhdimisht thirrje shqiptareve të bëhen bashkë për të mbledhur paratë në ndihmë të Musait. “Jam këtu me nënën e Musait, duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe ta ndihmojmë djalin. Ka shumë shpresa për të, nëse e dërgojmë për trajtim të specializuar në Itali, konkretisht në spitalin e Xhenovas, na kanë dhënë shpresë se ai djalë, mund të rehabilitohet, të shërohet. Kemi shumë shpresë, bëhuni bashkë me ne dhe do shpëtojmë një jetë së bashku”, -kjo është thirrja që Naçi bëri nga spitali i Shkodrës.

Musai nuk dispononte një pasaportë. Elis Naçi bëri gjithçka që Musai të pajisej në kohë rekord më një pasaportë. “Pasaporta e Musa Baculi u bë brenda një dite, i falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e kësaj vepre të mirë”, -kështu shkroi në rrjetet sociale Elvis Naçi, i cili është angazhuar me gjithë forcat për t’i shpëtuar jetën 15 vjeçarit, i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës.


Pajisja me pasaportë për adoleshentin e sëmurë ishte një domosdoshmëri por ai nuk mund të lëvizte nga shtrati për tu pajisur por ende mungojnë paratë për ta dërguar Musain në Itali për një mjekim më të specializuar. Sfida e parë tashmë quhet e kaluar por mijëra euro i duhen adoleshentit për t’u kuruar jashtë vendit. “Shqiptarët për shqiptarët” prej disa javësh bën thirrje për ta ndihmuar 15-vjeçarin me aq sa mundeni. Kështu do jepni kontributi tuaj modest por do shpëtoni një jetë. Musai ka nevojë për gjithë solidaritetin e shqiptarëve kudo që ndodhen për t’i mundësuar kurimin.

Kjo është Afërdita Baculi. Prej tre muajsh endet korridoreve të spitalit. Lotët i janë tharë, shpesh herë është edhe e pavetëdijshme, nuk reziston dot më, herë-herë harron edhe se ku ndodhet, kjo për shkak se djali i saj i vetëm, Musai, po lufton me jetën.

Fati 15 vjeçarit, Musa Baculi, do të merrte tjetër rrjedhë më 19 gusht 2018, kur bashkë me dy shokë të tij, shkon në Zallin e Bardhë në Shirokë për t’u larë, por që nuk mundi të dalë dot nga uji.

“Në atë moment nuk e di çfarë kam bëre prej hallit, nuk më kujtohet, kam qenë shumë keq”, tha Baculi.

Prej 3 muajsh djali ndodhet në gjendje të rëndë në Reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Afërdita nuk ka çfarë të bëjë asgjë, ajo rri e pret, pret që ai të bëhet më mirë. “Rri e shikoj tek dera, dua që ai të çohet sa më shpejt, por Zoti e di lartë. Do jepja jetën për të, të gjitha organet e trupit do i jepja. Ç’më duhet jeta pa të?”, -rrëfehu nëna.


Mjekët këtu nuk kanë çfarë të bëjnë më asgjë, e vetmja mundësi dhe shpresë për adoleshentin është dërgimi i tij në Xhenova të Italisë. “Kemi shpresë ta dërgojmë në Itali, na kanë dhënë mjekët shpresë”.

Por kurimi i 15-vjeçarit jashtë vendit, është tepër i kushtueshëm, shkon rreth 50 mijë euro. Afërdita është krejt e vetme, nuk ka askënd tjetër, ndaj edhe kërkon ndihmën e shqiptarëve. Duke kërkuar ndihmë ajo tregon edhe historinë e saj të dhimbshme. “Jam e ndarë nga burri prej 7 vjetësh. Ju lutem ta shpëtojmë djalin ta çojmë në Xhenova. Djali është jeta ime”, -shprehet ajo por lotët mezi e lënë të flasë. Zemra e nënës digjet për djalin e saj, shpirti i dhemb nga frika se një ditë mund ta humbasë. A do të munden vallë shqiptarët t’ia rikthejnë Afërditës, Musain?

Historia e Musait ka prekur shumëkënd, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Futbollisti i Kombëtares, mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj ka treguar që ka zemër të madhe pasi është solidarizuar me adoleshentin jo vetëm në rrjetet sociale por edhe ka kontribuar në shumë monetare për Musain. Në një lidhje direkte në Skype futbollisti ynë i cili tashmë luan me ekipin italian të Napolit tha se fotografia e djalit e kishte prekur shumë. “Pashë foton që kishte publikuar Sidritin, shkova ta takoja vetë”, -tha futbollisti.

 Mesazhi për Musain është se të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, besoj se do ja dalim të gjithë. Paratë nuk të japin lumturinë. Dëshiroj që edhe nëna e tij të buzëqeshi përsëri” tha shkodrani. Sidriti deklaroi “unë e di që Elseidi pyeti nënën e Musait sa është nevoja për t’iu ndihmuar. Dua të kontribuoj për rehabilitimin e tij hap pas hapi”.

Futbollisti shkodran tha se do ta ndihmonte bashkëqytetarin e tij “falënderoj gjithë personat që po i qëndrojnë djalit afër në spital”.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top