Lifestyle

November 24, 2018 | 8:30

Gabimet që bëni kur lani fytyrën dhe që ju shkatërrojnë lëkurën

Larja e fytyrës në mënyrën e duhur është mjaft e rëndësishme. Të lash fytyrën nuk do të thotë ta lash sa herë të jesh para lavamanit, por të tregosh kujdes ndaj papastërtive apo make up-it që vendos. Duke marrë parasysh që lëkura e fytyrës është mjaft delikate, mbani parasysh këto rregulla:

  1. Shmangia e një para-pastrimi

Ju mbani gjithë ditën make-up në fytyrë dhe shkoni drejt çezmës për ta larë, pa hequr paraprakisht papastëritë e saj. Një balsam me bazë vajore do të ishte ideale para se ta lani fytyrën me ujë.

  1. Përdorimi i produkteve të gabuara

Larja e fytyrës dy herë në ditë me një larës antibakterial do të largonte edhe yndyrat apo bakteret e dobishme për lëkurën duke e ashpërsuar atë.

  1. Larja agresive e lëkurës

Për shumicën nga ne, larja e fytyrës dy herë në ditë është protokolli i duhur, por nëse nuk përdorni make up, krem mbrojtës nga dielli ose nuk djersitni shumë gjatë ditës, mjafton vetëm ta shpëlani me ujë të vakët.

  1. Temperatura e gabuar e larjes

Uji i nxehtë në lëkurë do t’i hiqte yndyrën natyrale asaj dhe do të çonte në një prodhim të tepruar të sebumit, prandaj zgjidhni gjithmonë ujin e vakët.

  1. Eksfolimi i tepërt

Eksfolimi i tepërt çon lëkurën në dehidratim dhe inflamacion. Zgjidhni një skrub të bërë vetë me sheqer dhe produkte natyrale në mënyrë që kimikatet të mos hyjnë drejtpërdrejt në lëkurë.

  1. E thani lëkurën duke e fshirë

Asnjëherë mos e fërkoni fytyrën me peshqir pasi e lani. Thjesht tampononi peshqirin butësisht. Dhe mos merrni peshqirin e parë që ju del përpara. Mund të jetë plot baktere të cilat i shpërndani në lëkurë.

  1. Prisni shumë për kremin hidratues

Kremi ushqyes duhet aplikuar menjëherë pas larjes. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet speciale të trajtimit.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top