Shtatzëni e padëshiruar pas abortit
Shumë gra janë të shqetësuara për rrezik të një shtatzënie të re menjëherë pasi kanë përfunduar një abort. Shumë prej tyre nuk e kuptojnë se mund të mbeten shtatzënë menjëherë 7-10 ditë pas një aborti. E vërteta është se çdo grua që provon një abort, mund të mbetet shtatzënë edhe nëse ka akoma gjakrrjedhje.
Në këtë rast është tejet e rëndësishme që të përdoret një formë e besueshme vetëkontrolli. Kontrolli fillon gjatë javës pas ndërprerjes së shtatzënisë. Plani A qëndron te përdorimi i pilulave të kontrollit, apo injeksione të formave të tjera, të cilat duhet të fillojnë brenda një jave nga aborti. Nëse seksi i pambrojtur ndodh 8 ose më shumë ditë pas abortit, është më mirë të përdorësh metodat kontraceptive.
Shtatzëni e dëshiruar pas abortit
Shumë gra janë gjithashtu të shqetësuara se aborti mund t’u shkaktojë probleme me pjellorinë dhe duan të sigurohen se do të jenë në gjendje të mbeten sërish shtatzënë kur të jenë gati. Aborti i zakonshëm nuk shkakton probleme me fertilitetin. Ato vijnë nga dhëmbëza të pazakonta brenda mitrës, të cilat ndodhin pas një procedure të tipit: abort spontan, apo trajtim jo i duhur, pasi dëmtohen indet përgjegjëse. Gjinekologët në përgjithësi sugjerojnë të kalojnë 3 muaj, për të lejuar vetërregullimin e plotë të funksionit ovarian dhe për të maksimizuar gjasat për të përfunduar në një shtatzëni të re dhe pa komplikime. Organizata Botërore e Shëndetësisë e zgjat këtë periudhë pritje deri në 6 muaj.
Një abort spontan do të thotë një ndërprerje e shtatzënisë, e shkaktuar nga shkaqet patologjike që përcaktojnë vdekjen e fetusit brenda ditës së 180-të të shtatzënisë. Shkaqet mund të jenë të ndryshme: nga një predispozitë gjenetike, në një anomali të anatomisë së mitrës. Por edhe faktorët endokrinë, infeksionet, anomalitë e placentës, sëmundjet e nënës, ekspozimi ndaj faktorëve toksikë ose marrja dhe përdorimi i drogës.
Të ndihesh gati!
Nuk ka arsye fiziologjike për të pritur, pa u marrë parasysh faktorët emocionalë dhe përvoja në çift. Ju duhet të merrni në konsideratë për të nisur përpjekjet, disa kritere që duhet t’i plotësojë trupi juaj:
• Cikli juaj është kthyer normalisht
• Trupi juaj ka filluar të prodhojë hCG përsëri
• Të gjitha indet e placentës janë jashtë mitrës tuaj
• Mitra juaj është shëruar plotësisht
• Muret endometriale (mitrsës) janë të fortë dhe të shëndetshëm
Mjeku juaj thotë se është e sigurt që të provoni përsëri
• Ju jeni emocionalisht gati për të provuar përsëri
Është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka në të vërtetë një kohë të ‘përsosur’ që të përpiqeni për të mbetur përsëri shtatzënë. Ju do ta provoni kur të ndiheni gati. Bisedoni me mjekun që është kujdesuar për shëndetin tuaj se kur duhet të kryeni marrëdhënie seksuale pas abortit.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.earlyabortion.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.