FB

April 1, 2022 | 9:49

Shtëpia dhe familja: në Shqipëri ende detyrë e grave

 

Në mbarë botën, gratë shpenzojnë mesatarisht më shumë kohë se burrat në punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për fëmijët ose të afërmit. Në vendin tonë hendeku është edhe më i theksuar.

Brezat ndryshojnë, por stili i jetesës së grave ndryshon pak: kujdesi për shtëpinë dhe familjen është mbi të gjitha punë e tyre. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në PLOS ONE, i cili thekson se si hendeku gjinor në përdorimin e kohës lidhet me kontekstin kulturor të vendit në të cilin jeton.

10 shtete të krahasuara

Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura në anketën e Multinational Time Use, (Përdorimi Shumëkombësh i Kohës) e cila përfshiu mbi 200,000 pjesëmarrës nga 10 vende të ndryshme në Azi, Amerikën e Veriut dhe Evropë midis viteve 2005 dhe 2015. Në përgjithësi, u shfaq një pabarazi në përdorimin e kohës së burrave dhe grave në punët e shtëpisë, kujdesin ndaj fëmijëve dhe punës: dallimet më të mëdha u gjetën në Korenë e Jugut, Hungari, Spanjë, ndërsa orët e të punuarit në zyrë dhe në shtëpi do të ishin më të barabarta ndarë në Finlandë, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.

Martesa dhe fëmijët

Studimi gjithashtu thekson se hendeku me kalimin e kohës që përdoret në kujdesin ndaj shtëpisë dhe përkujdesjen familjare rritet me moshën, me dallimet më të mëdha gjinore midis moshës 30 dhe 44 vjeç (periudha në të cilën martesa dhe fëmijët mbërrijnë) dhe zvogëlohet përsëri më pas 65 (ndoshta për shkak të daljes në pension dhe rikthimit në një jetë në çift). Në veçanti, ky trend është më i theksuar (ende) në Itali dhe Korenë e Jugut, ndërsa më pak në Kanada dhe Finlandë. Për sa i përket orarit të punës, pabarazitë janë më të mëdha mes moshës 30 dhe 64 vjeç, veçanërisht në Holandë.

Kultura dhe tradita

Rezultatet e studimit sugjerojnë se konteksti kulturor i vendit në të cilin një person jeton, ndikon shumë në mënyrën se si shpenzohet koha gjatë gjithë jetës: në vende ku tradicionalisht gruaja është ajo që kujdeset për familjen, fëmijët dhe punën, dallimet në përdorimin e kohës janë më të theksuara. Në vendet anglo-saksone dhe në Evropën Veriore, nga ana tjetër, hendeku është më i vogël, edhe nëse nuk mund të flasim për barazi. “Rezultatet e këtij studimi, të kombinuara me kërkimet e ardhshme, mund të ndihmojnë në skicimin e përpjekjeve të nevojshme për të mbyllur këtë hendek gjinor”, përfundojnë autorët.

 

Burimi / Focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top